Vazhdon rritja e Brent dhe WTI

17/08/2017 9:16 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, avancuan me 17 cent ose me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 50.44 dollarë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, avancuan me 6 cent ose me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 46.84 dollarë për fuçi.

Edhe indeksi i çmimit të arit shënoi një rritje me 0.4 për qind dhe u tregtua me 1.287.91 dollarë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of