Vazhdon rritja e çmimit të naftës

03/10/2018 9:23 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 7 cent dhe u tregtuan me 75.30 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 0.1 për qind.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 9 cent dhe u tregtuan me 84.89 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 0.2 për qind.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua pranë nivelit të tij më të lartë në më shumë se një javë, me 1,204.79 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of