Edhe mëngjesin e kësaj të premteje çmimet e naftës shënuan rritje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 25 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 63.64 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 36 cent ose me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 56.20 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,418.04 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.