Vdekjet foshnjore, Malta dhe Rumania me normën më të lartë në BE

19/07/2019 9:39 AM 0 komente

Në 28 shtetet e Bashkimit Europian, në vitin 2017, rreth 18 200 fëmijë vdiqën para se të arrinin vitin e parë. Kjo ishte ekuivalente me një vdekshmëri të foshnjave prej 3.6 vdekje për 1 000 lindje të gjalla, raporton Eurostat.

Gjatë 10 viteve 2007-2017, shkalla e vdekshmërisë foshnjore në BE ra nga 4.4 vdekje për 1 000 lindje të gjalla deri në 3.6 vdekje për 1 000 lindje të gjalla; duke zgjeruar analizën në 20 vitet e fundit, shkalla e vdekshmërisë foshnjore ishte pothuajse e përgjysmuar (6.8 vdekje për 1 000 në vitin 1997).

Në vitin 2017, normat më të larta të vdekshmërisë së foshnjave në BE u regjistruan në Maltë dhe Rumani (6,7 vdekje për 1 000 lindje të gjalla) dhe Bullgari (6,4 vdekje), ndërsa më të ulëtat në Qipro (1,3 vdekje) dhe Finlanda (2,0 vdekje).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of