Klinika Infektive ka njoftuar se në këtë klinikë ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Kjo është vdekja e 22-të në Kosovë.
Klinika Infektive përmes një komunikate për media ka konfirmuar se edhe një person ka vdekur nga Covid-19 në Kosovë, duke e çuar numrin e viktimave në 22.
“Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasdites, si i dyshuar për COVID-19”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Në Kosovë, gjithsej janë infektuar 763 persona me koronavirus, 165 janë shëruar dhe me viktimën e fundit, numri i të vdekurve ka shkuar në 22.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.