Është Dita Botërore kundër Duhanit. A janë cigaret elektronike një mik apo një armik? Dhe si krahasohen vendet europiane për sa u përket normave të pirjes së duhanit dhe cigareve elektronike?
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanë njoftuar masa shtrënguese ndaj shtijes apo shpërndarjes së cigareve elektronike te të rinjtë nën moshën 18 vjeç.
Qeveria britanike më herët publikoi planin për të ndihmuar duhanpirësit të lënë duhanin, duke kaluar te përdorimi i cigareve elektronike, por rritja e të rinjve që pinë duhan përbën një shqetësim, ndërsa thotë se joduhanpirësit nuk duhet të nxiten të fillojnë të pinë duhan.
Nisma e re e Mbretërisë së Bashkuar “shkëmbim për të ndalim” e prezantuar në prill, synon të largojë një milion duhanpirës nga duhani te cigaret elektronike. Qeveria gjithashtu planifikon t’u ofrojë grave shtatzëna deri në 400 paund kupona si një nxitje financiare për të lënë duhanin.
Lëvizjet, të cilat aktivistët i kanë quajtur hapa në drejtimin e duhur, janë pjesë e një strategjie më të gjerë për ta bërë vendin “të lirë nga duhani” deri në vitin 2030, ose uljen e normave të pirjes së duhanit në afërsisht 5 për qind.
Në Irlandë, legjislacioni që ndalon shitjen e cigareve elektronike për të miturit pritet të miratohet në korrik.
Pirja e duhanit në Europë
Sipas të dhënave të përpiluara nga Eurostat, 19.7 për qind e popullsisë së BE-së pi duhan çdo ditë.
Në vitin 2019, 5.9 për qind pinin 20 ose më shumë cigare në baza ditore dhe 12.6 për qind më pak se 20 cigare.
Bullgaria është vendi ky njerëzit pinë më shumë duhan në Bashkimin Europian, me 28,2 për qind të popullsisë që pi duhan çdo ditë, e ndjekur nga Turqia (27,3 për qind), Greqia (27,2 për qind), Hungaria (25,8 për qind) dhe Letonia (24,9 për qind).
Vendet me më pak duhanpirës janë Suedia (9,3 për qind), Islanda (11,2 për qind), Finlanda (12,5 për qind), Norvegjia (12,9 për qind) dhe Luksemburgu (13,5 për qind).
Suedia, vendi europian me normat më të ulëta të pirjes së duhanit, ka luftuar me cigaren prej vitesh. Pirja e duhanit u ndalua në të gjitha baret dhe restorantet në fillim të vitit 2005. Në vitin 2019, ndalimi u zgjerua më tej për të përfshirë ulësen në natyrë në bare dhe restorante, si dhe në vende publike.
Në BE, burrat kanë më shumë gjasa të pinë duhan sesa gratë
Në Europë, burrat kanë më shumë gjasa të pinë duhan sesa gratë; 22.3 për qind e burrave të moshës 15 vjeç e lart janë duhanpirës të përditshëm të cigareve, krahasuar me 14.8 për qind të grave.
Vendet ku meshkujt pinë më shumë duhan janë Bullgaria (37,6 për qind), Letonia (34,4 për qind) dhe Rumania (30,6 për qind). Në vendet ku gratë pinë më shumë duhan janë Gjermania (18.6 për qind), Kroacia (19.2 për qind) dhe Bullgaria (20.7 për qind).
Në Rumani, 30.6 për qind e meshkujve pinë duhan kundrejt 7.5 për qind të femrave; në Bullgari 37,6 për qind janë meshkuj, ndërsa 20,7 për qind janë femra; dhe në Letoni, 34.4 për qind janë burra kundrejt 12.1 për qind të grave.
Në disa vende, dallimi midis dy gjinive është gati i barabartë.
Në Suedi, pavarësisht nga ndalimet e saj, ka qenë më e vështirë për gratë të lënë duhanin; 6.8 për qind ende pinë cigare, krahasuar me 5.9 për qind të meshkujve.
Në Danimarkë, 11.7 për qind e meshkujve pinë duhan dhe 11.8 për qind e femrave.
Shumica e duhanpirësve kanë pirë duhan çdo ditë për të paktën 10 vjet
Shifrat tregojnë se në të gjithë BE-në, shumica dërrmuese e duhanpirësve të përditshëm në vitin 2019 (76.2 për qind) kishin pirë duhan për të paktën 10 vjet.
Statistikat thonë se 78.1 për qind e burrave që janë duhanpirës të përditshëm kanë pirë duhan për të paktën 10 vjet, krahasuar me 73.5 për qind për gratë.
Cigaret elektronike: Kush pi më shumë?
Cigaret elektronike shpesh promovohen si më të sigurta se cigaret e zakonshme.
Por një studim gjithëpërfshirës i kohëve të fundit nga revista mjekësore BMJ thotë se nuk është e mundur të përcaktohet nëse ato janë më pak të dëmshme për sistemin e frymëmarrjes sesa cigaret e zakonshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se të ashtuquajturat lëngje elektronike të përdorura në cigaret elektronike – pavarësisht nëse ato përmbajnë nikotinë apo jo – zakonisht përmbajnë aditivë, shije dhe kimikate që mund të jenë toksike për shëndetin e njerëzve.
Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, shtetet që pinë më shumë nga vendet anëtare të BE-së janë Franca (6.6 për qind), Polonia (6.0 për qind) dhe Holanda (5.9 për qind).