Vendet me densitetin më të madh të miliarderëve në botë

13/05/2019 2:58 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
(Getty Images)

Lajme jo të mira për miliarderët në të gjithë botën. Edicioni i gjashtë i Wealth-X Billionaire Census tregon se pasuria botërore e miliarderëve ka rënë me 7% në vitin 2018, në 8,6 trilionë $, pasi arriti nivele rekord vitin e kaluar. Në vitin 2018 ka rënë me 5,4% edhe numri i miliarderëve, në 2.604 individë.

Kjo është rënia e dytë e regjistruar që nga kohërat e recesionit global, më shumë se një dekadë më parë. Sipas raportit, shkaqet që kanë ndikuar në këtë rënie të ndjeshme të pasurisë janë rritja e luhatshmërisë së tregjeve financiare, tensionet e tregtisë botërore dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike.

Rajoni i vetëm në botë që ka regjistruar rritje të numrit të miliarderëve është Amerika e Veriut, ndërsa Azi-Paqësori regjistroi rënien më të madhe në vitin 2018 (13,4%).

(Wealth-X)

15 vendet e para përfaqësojnë 75% të popullsisë botërore të miliarderëve dhe 79% të pasurisë botërore të miliarderëve në vitin 2018, në rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Në terma absolutë, në 15 vendet e para ka 84 miliarderë më pak (në total 1.942) krahasuar me vitin 2017, pasuria totale e të cilëve është në rënie me 489 miliardë dollarë amerikanë.

(Wealth-X)

Më në detaj, 15 qytetet e para me numrin më të madh të miliarderëve përfaqësojnë 30% të popullsisë botërore të miliarderëve në vitin 2018, në total 773 miliarderë.

San Francisko është qyteti me numrin më të madh të miliarderëve për banorë krahasuar me çdo qytet tjetër – me një miliarder për çdo 11.600 rezidentë, por Nju Jorku ka numrin më të madh të miliarderëve në terma absolutë: 105 të tillë. Dendësia është një miliarder për çdo 81.311 banorë. Në vend të tretë është Dubai kurse në vendin e katërt, Hong Kongu.

(Wealth-X)

Thuajse 15 vendet e para me një popullsi miliarderësh regjistruan rënie – me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tre vendeve të tjera europiane – Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Franca.

(Wealth-X)

Filantropia është pasioni kryesor i miliarderëve – sektori jofitimprurës përfaqëson industrinë primare për 4,8% të miliarderëve.

 

Burimi: Forbes & Wealth-X Billionaire Census

The Wealth-X Billionaire Census 2019

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of