Spanja, vend në Gadishullin Iberik, përfshin 17 rajone autonome, secili me kulturë të veçantë – me ushqime, pije dhe muzikë lokale – monumente dhe peizazhe.
Nga plazhet e bukura të Balearit dhe arkitektura e Antoni Gaudit, që i jep formë Barcelonës, deri te vreshtat e Rioja dhe Pallatit Mbretëror në Madrid, Spanja është e mbushur me site historike, peizazhe idilike dhe kuzhinë të shijshme.
Këto janë disa nga vendet më të mira për t’u vizituar në Spanjë, nga fshatrat simpatikë deri te plazhet e mrekullueshme.
Pallati Mbretëror i Madridit
Pallati Mbretëror i Madridit njihet si rezidenca më e madhe mbretërore në Europën Perëndimore.
Edhe pse familja mbretërore spanjolle në fakt nuk banon më atje, mrekullia arkitekturore me 3418 dhoma, përdoret ende për ceremonitë shtetërore dhe mirëpret vizitorët për të admiruar veprat e çmuara të artit, armatimet dhe dekorin e praruar.
Platja de Ses Illetes
Platja de Ses Illetes, në ishullin e vogël Balearik të Formentera, renditet vazhdimisht si një nga plazhet më të bukura në Spanjë. Një rrip i ngushtë parajse, që është i bekuar me rërë të bardhë të pacenuar dhe ujëra të ngrohtë, të cekët, është vendi i përsosur për t’u vizituar.
La Sagrada Familia
Barcelona, kryeqyteti i Katalonjës, është shtëpia e monumenteve të shumta të projektuara nga arkitekti i famshëm katalanas Antoni Gaudi, por asnjëprej tyre nuk është më i famshëm se La Sagrada Família, e cila njihet si kisha më e madhe katolike e papërfunduar në botë.
Dritaret e saj ogjiale, mbështetëset ‘fluturuese’, kullat e përdredhura dhe gdhendjet me simbole fetare, e bëjnë atë një nga vendet më të bukura në Europë.
Basílica de Santa María de Mallorca
Katedralja e Santa Maria, e quajtur edhe La Seu, qëndron si një emblemë e qytetit. E ndërtuar me urdhër të Kurorës së Aragonit, në vendin e një xhamie të epokës maure, monumenti mbresëlënës tregon arkitekturën gotike katalanase të ndërthurur me ndikimet e Europës Veriore.
San Sebastian
San Sebastián është perla e Detit Kantabrian. Ky destinacion legjendar kulinar në veri të Spanjës, është i dashur për kuzhinën e tij baske dhe bollëkun e restoranteve me yje Michelin, të drejtuar nga disa nga kuzhinierët më të talentuar në botë.
Mes bareve pintxos dhe ushqimit të mirë, sigurohuni që të shkoni në plazhet e arta dhe të eksploroni lagjen e vjetër atmosferike (atmospheric Old Quarter).
Royal Alcázar
Alkazari mbretëror i Seviljes tregon një histori interesante, që reflekton të kaluarën e Spanjës. Ai u ndërtua për mbretin Pjetër të Kastiljes nga të krishterët kastilianë, por në të vërtetë ndodhet në vendin e një alkazari ose pallati mysliman abbadid.
Me kalimin e viteve, shumë breza dhe kultura kanë lënë gjurmë në pallat, përmes punimeve të përpunuara me pllaka, gdhendjeve zbukuruese, sixhadeve dhe artit me cilësi muzeore.
Valldemossa
Fshati i bukur në majë të kodrës Valldemossa, në bregun veriperëndimor të Mallorca, është vetëm 20 minuta larg qytetit. Rrugët e ngushta ecin drejt Manastirit Mbretëror Kartuzian (Real Cartuja), një ish-pallat mbretëror, që më vonë iu dhurua murgjve. Vizitorët mund të mësojnë më shumë rreth trashëgimisë kulturore të qytetit në Costa Nord.
Santa Iglesia Primada de Toledo
Një që duhet parë në çdo vizitë në Toledo, Santa Iglesia Catedral Primada de Toledo, është një kishë katolike romake dhe një vepër plot mjeshtëri në arkitekturën gotike spanjolle. Elementët kryesorë arkitekturorë përfshijnë dritare me xhama shumëngjyrësh, tavane të larta të harkuara, mbështetëse ‘fluturuese’, afreske dhe një galeri të mbushur me piktura nga El Greco.
Muzeu Prado
Muzeu Prado në Madrid shërben si arkivi kryesor për artin kombëtar. Ai ka një koleksion vërtet spektakolar të veprave të mjeshtrave spanjollë – piktura, vizatime, fotografi dhe skulptura – dhe shfaq talentet e artistëve Europianë gjithashtu.
Ciudad de las Artes y las Ciencias
Atraksioni modern turistik më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm në Valencia, Ciudad de las Artes y las Ciencias, është një kompleks kulturor me pamje futuriste, i projektuar nga arkitekti vendas Santiago Calatrava. Ai përmban një teatër opere në formë anijeje, teatër kube IMAX, një muze shkence interaktive, galeri artit në mjedis të hapur dhe akuariumin më të madh në Europë. / Travel + Leisure