Vendimi, HEC-et private do të shesin energjinë OSHEE-se, jo më KESH-it

27/05/2016 2:34 PM 0 komente

Kompania KESH dhe OSHEE kanë aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për një riformatim të kostove, për shkak se tashmë energjia që prodhohet nga privat me koncesion nuk do të blihet më nga KESH si deri më tani, por OSHEE.

Vendimi për këtë transferim është marrë pak ditë më parë nga Enti Rregullator. Vitin që shkoi energjia e prodhuar nga HEC-et e vogla kishte një vlerë tregu rreth 60 milionë euro dhe tani do ti shitet direkt operatorit të shpërndarjes, duke anashkaluar kostot që krijon procesi i shitjes fillimisht të KESH, pastaj të OSHE dhe më pas te konsumatorët final.

Sipas vendimit të mëparshme të Entit rregullator, OSHEE. duhet të nënshkruajë një kontrate për blerjen e Energjisë Elektrike me Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike në zbatim të VKM nr.244 date 30.03.2016 “Për miratimin e kushteve për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit transmetimi, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.
ERE do të përcaktojë çmimin e shitjes se Energjisë Elektrike për Prodhuesit me Përparësi te Energjisë Elektrike.

Punonjësi i impiantit përkatës do t`i veje ne dispozicion përfaqësuesve te OSHEE, si dhe regjistrin e leximit të matësit se Energjisë Elektrike dhe do t`i krijoje aksesin e nevojshëm për të kontrolluar Sistemin e Matjes.

Kjo kontratë do të jetë në fuqi për një periudhe 15 (pesëmbëdhjetë) vjeçare. Për subjektet që kanë një kontrate të shitblerjes së energjisë elektrike me KESH në kohen e hyrjes në fuqi të kësaj kontrate. kontrata për shitblerjen e energjisë elektrike me OSHEE

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of