Vendimi i qeverisë britanike, 40 mijë tifozë në gjysmëfinalet dhe finalen në Wembley

15/06/2021 9:13 AM 0 komente

Një lajm i rëndësishëm për sportin vjen nga Britania e Madhe. Siç njoftohet nga qeveria britanike, në lidhje me “Events Research Programme”, në gjysmëfinalet (më 6 dhe 7 korrik) dhe në finalen e Kampionatit Europian (më 11 korrik), që do të luhen në Stadiumin e Wembley në Londër, do të jenë të pranishëm të paktën 40 mijë tifozë në stadium.

Tre takimet e fundit të Euro 2020 do të ndiqen nga një numër më i madh tifozësh në stadium. – deklaroi sekretari për Kulturën, Oliver Dowden.

Objektivi, sipas sekretarit për Kulturën, është kthimi me kapacitet të plotë i impianteve në vend. Tifozët që do të hyjnë në stadium duhet të shfaqin testin negativ ndaj Covid-19, ose të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës. Në ndeshjen e fundit të fazës së një të tetave, që do të luhet në Wembley më 29 qershor, parashikohet që stadiumi të mbushet me 50% të kapacitetit.

Duhet të kujtojmë se me kufizimet për shkak të pandemisë, në stadium mund të hynin deri në 22.500 tifozë (18.497 të pranishëm në ndeshjen e së dielës Angli-Kroaci). Por me lajmin e fundit, gjërat duket se do të ndryshojnë.

 

Edhe në Wimbledon do të rritet numri i publikut

Jo vetëm Euro 2020. Edhe turneu i Wimbledon (nga data 28 qershor deri më 11 korrik) që do të zhvillohet në fushat e All England Lawn Tennis dhe Croquet Club, do të mirëpresë një numër më të madh njerëzish.

Siç shpjegohet në njoftim, kapaciteti do të rritet gjatë turneut, nga 50% në fillim, në 100% (15 mijë) në fushën qendrore, me rastin e finales për femra më 10 korrik dhe për meshkuj, më 11 korrik.

/Sky Sport

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of