Vendimi që fut në dhe të 187 bizneset e internetit

30/03/2015 1:31 PM 0 komente

Vendimi i Rregullatorit të Telekomunikacioneve (APEK) për të mos lejuar transmetimin e internetit nëpërmjet linjave kabllore ajrore pas 30 majit rrezikon seriozisht aktivitetin e 187 operatorëve të fushës dhe furnizimin e popullatës me internet. Bizneset pohojnë se, në kushtet kur bashkitë nuk japin leje për linjat e nëndheshme, ky afat është i pazbatueshëm. Operatorët sjellin prova se, AKEP po favorizon hapur segmente të veçanta në treg

 

Pasi i kanë lënë të përdorin çdo lloj mënyre për të shpërndarë internetin tek abonentët, të 187 bizneset eInternet Servis Provider (ISP) në të gjithë vendin rrezikojnë falimentin, nëse rregullatori (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP) do të marrë seriozisht vendimin që pas 30 majit duhet eliminuar transmetimi i internetit me kabllo.

Të gjithë ne jemi dëshmitarë për telat si rrjetë merimange mbi kokat tona, në rrugët e kryeqytetit sidomos, por sigurisht secili prej neshnuk do të këmbente jetën pa internet para një rrugicë pa kabllo.

Operatorët qëpërdorin kryesisht këtë mënyrë për transmetimin e internetit e vlerësojnëteorikisht dhe praktikishttë pamundur të përmbushin këtë detyrim. Së pari, koha në dispozicion, vetëm dy muaj,është shumë e shkurtër dhe duhen mjete të mëdha financiare në dispozicion për të gjetur një mënyrë tjetër transmetimi dhe së dyti, pushteti lokal ka mohuar dhënien e lejeve kundrejt kompanive për çarjen e rrugëve dhe shtrirjen e rrjeteve tënëndheshme tëtransmetimit.

Nisur nga pamundësitë për zbatimin e vendimit, bizneset arrijnë deri aty sa të akuzojnë AKEP për njëanshmëri, pasi në gjithë këtë lojë, favorizohen disa kompani që kanë aktualisht mundësi të transmetojnë pa kabllo. Por kjo rrezikon në krijimin e një monopoli dhe për rrjedhojëçmimeve më të shtrenjta për klientët. Operatorët pohojnë se, nuk është në misionin primartë AKEP-it që të kujdeset për pamjen vizuale të ambientit, por për vënien e drejtësisë në treg duke zhbërë monopolet dhe dukesiguruar nëpërmjet konkurrencës së ndershme shërbim më të mirë për operatorët. Para se të rregullohen kabllot, tregu vuan pasojat e rënda të informalitetit dhe mungesës së koordinimit të institucioneve të shtetit që do t’u lejonin atyre një aksesim më të mirë për klientët.

AKEP, nga ana tjetër, bën me dije se,mbi bazën e sondazheve, rezulton se, në shtyllat e rrjetit elektrik të OSHEE-së mbështetet rreth 60% e rrjetit fundor, nga të cilat rreth 50% e këtij rrjeti është i abandonuar nga sipërmarrësit, për arsye të kalimit në zgjidhje të tjera. AKEP pohon se ka vite që kompanitë janë njoftuar në mënyrë sistematike që të gjejnë forma të tjera transmetimi nga kabllot ajrore. Gjithashtu, pjesë kabllosh qëjanë vendosur në mënyrë tëkundërligjshme dhe jashtë kritereve teknike, janë edhe kabllot ajrore të instaluara nga operatorët e ofrimit të shërbimeve audovizuale (operatorët kabllorë).

 

Internet me kabllo ajrore, dy muaj afat

AKEP kërkon që brenda datës 30 maj 2015, të jenë eliminuar të gjithalidhjet e kabllove të internetit që mbështeten në rrjetin elektrik. “Për të ndryshuar këtë situatë sa të kundërligjshme,aq të shëmtuar dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve, AKEP do të koordinojë veprimet me OSHEE-në dhe AMA-n për kryerjen e një ndërhyrje emergjente”, – thuhet në njoftimin AMA. Në kontekst, AKEP ka njoftuar operatorët që brenda dy javëve të heqin në mënyrë vullnetare kabllot në shtyllat e energjisë elektrike. Rregullatori sqaron se, nga pikëpamja ligjore, veprimet për këtë çështje bazohen në përcaktimet e parashikuara në pikën 1, të nenit 20, të ligjit nr. 9918 dhe Rregullores nr. 22.

Kjo masë, sipas AKEP, vjen gjithashtu edhe në kuadër të konkretizimit të procesit të njoftuar në takimin konsultativ të zhvilluar më datë 20.2.2015 nga ministri përInovacionin dhe Administratën Publike dhe AKEP me grupet e interesit, për prezantimin e projekt-planit “Mbi masat për rregullimin e situatës së rrjeteve kabllore ajrore”.

 

Kompanitë: Jemi dakord, por është e pamundur

Operatorët më të mëdhenj të ofrimit të shërbimit të internetit nga linjat kabllore në parim e mbështesin vendimin e AKEP për eliminimin e ndotjes vizuale, por në kushtet aktuale kjo është e pamundur. Bledar Rrushi, administrator i ISP Bleta, në Durrës, tha se ajo qëështë bërë për vite të tëra, nuk mund tëzhbëhet brenda disa ditëve. Sipas tij, kjo situatë nuk është krijuar vetëm për fajin e operatorëve, prandaj të gjithë së bashku, pushteti qendror dhe ai vendor duhet tëbashkëpunojmë për ta zgjidhur këtë situatë, pa dëmtuar biznesin dheqytetarët që marrin këto shërbime shumë të nevojshme sot. Por administratori i Albania Satellite Communication, Sokol Shyti, shkon edhe më tej në gjykimin e tij për vendimin e AKEP, të cilin ai nuk e cilëson thjesht një mision për të pastruar vizualisht ambientin, por një favorizim i hapur qëRregullatori bën ndajoperatorëve të tjerë. Në këtë situatë, thotë Shyti, përfiton vetëm kompania ALBtelecom që ka trashëguar në Tiranë dhe në rrethet kryesoreinfrastrukturën nëntokësore të ndërtuar para viteve 1990 nga qeveria e atëhershme. Operatorët e tjerë, shtoi ai, nuk mund të zhvillojnë asnjë investim në infrastrukturën e nëndheshmenë kushtet kur bashkitë kanë pezulluar lejet e kërkuara prej tyre.Bizneset e internetit tashmë kanë humbur besimin tek AKEP, icili, sipas tyre, në vend që të minimizojë ndikimin e ALBtelecom si operator me fuqi të ndjeshme në treg, po favorizon të shtojë këtë domin.

 

4.800 km kabllo ajrore për internet

Sipas të dhënave të AKEP, rezulton se, janë rreth 4.800 km kabllo ajrore. Liberalizimi i tregut të internetit nuk erdhi paralelisht me zhvillimin e infrastrukturës në këtë fushë. Rrjetet ekzistuese ishin me kapacitete të kufizuara dhe me një teknologji shumë të vjetër tubacionesh qënuk lejonin fleksibilitet në shpërndarjen e rrjeteve të reja dhe alternativave që u krijuan. Lidhjet me godinat dhe instalimet e brendshme mungojnë plotësisht, pasi aksesi në internet nuk ishte parashikuar më parë. Dhe aty ku ka bokse shpërndarje janë llogaritur për një minimum shumë të kufizuar lidhjesh dhe jo mbi bazën e lidhjeve nga provaider të ndryshëm. Linja fundore nuk jep mundësinë për shfrytëzim, sipas kushteve teknike dhe, nga ana tjetër,edhe aty ku janë mundësitë, mjaft operatorë nuk i shfrytëzojnë. Operatorët e pranojnë se, transmetimi i internetit me kabllo, sidomos në linjat e transmetimit të energjisë, përgjysmon kapacitetin deri te konsumatori fundor. AKEP, cilëson se, ALBtelecom bëri disa investime në disa qytete të rëndësishme dhe vendosi disa standarde të cilat për një kohë krijuan një situatë më të mirë, por me hyrjen e operatorëve alternativë dhe në mungesë të kushteve, situata filloi të degradonte.AKEP sqaron se, në vitin 2011 miratoi njërregullore, e cila ka detajuar mjaft mirë kushtet e instalimit dhe montimet e pajisjeve të rrjeteve kabllore urbane. Kjo rregullore u botua dhe u shpërnda në të gjitha njësitë vendore të vendit dhe në të gjithë sipërmarrësit e komunikimeve elektronike. Por AKEP pohon se, kjo rregullore në pjesën dërrmuese nuk u mor parasysh nga operatorët, të cilat vijuan instalimet në bazë vullnetarizmi.

 

Torta e tregut që ndajnë 180 kompanitë e internetit

Aktualisht, në të gjithë vendin, janë rreth 187 operatorë që ofrojnë shërbim interneti. Por tregu mbetet tërësisht i pasigurt për shumë prej tyre, sidomos ata që duan të respektojnë standardet e cilësisë e kanë të pamundur.

Në harkun kohor prej 2010-2014, shërbimi i aksesit në internet që ofrohet nga rrjete fikse është karakterizuar nga norma pozitive rritjeje. Gjatë 2014-s, numri i pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fikse u rrit në 206,896 persona nga 182,556të tillënë vitin 2013.Sipas AKEP, operatorë të caktuar brenda segmentit kanë rritje në krahasim me fundin e 2013-s, ABCom dhe Nistatel me rritje përkatësisht 17% dhe 29%. Qarku me penetrim më të lartë është Tirana, ku norma mesatarearrin rreth 13.4% dhe qarku me penetrim më të ulët është Kukësi, me normë mesatare penetrimi 2.7%.

Ndërsa pjesët e tregut, sipas numrit të pajtimtarëve me akses broadband fiks, pothuajse nuk kanë pasur ndryshime thelbësore, shërbimi i aksesit të internetit nga rrjeti 3G u rrit me 10.5% nëkrahasim me fundin e vitit 2013. Norma mesatare e penetrimit për të dy segmentet shkoirreth 11.66%,nga të cilat 7.31% nga rrjete fikse dhe 4.35% nga rrjete 3G.

Në analizën e fundit që iështë bërë të ardhurave totale të sipërmarrësve në tregun e komunikimeve elektronike për vitin 2012, xhiro totale ishte 55.3 milionë lekë, të cilat përbëjnë një rritje prej rreth 6.65% në krahasim me vitin 2011, kur të ardhurat ishin 51.2 miliardë lekë. Rritja e të ardhurave të sektorit ka ardhur kryesisht nga rritja e të ardhurave të operatorëve celularë. Peshën kryesore të këtyre të ardhurave e zënë ato që vijnë nga rrjetet celulare, të cilat për vitin 2012 ishin 42.01 miliardë lekë, kundrejt 39.2 miliardë lekë që ishin në vitin 2011, pra një rritje me rreth 7.2%. Të ardhurat që vijnë nga rrjete fikse (ALBtelecom + OA) për vitin 2012 kanë pasur rritje me rreth 4.7%, krahasuar me 2011, nga 12.8 miliardë lekë në rreth 13.4 miliardë lekë. Sipërmarrësit alternativë më të mëdhenj sipas të ardhurave janë ABCom, ASC,Abissnet, Nisatel, iT-Tirana, ATU, të cilët së bashku zënë rreth 5% të të ardhurave të sektorit, apo mbi 80% të peshës totale të të ardhurave të operatorëve alternativë.

 

Shqipëria, 56% e familjeve me internet, transmetimi më i dobët në rajon

Furnizimi me internet nga familjet shqiptare është po aq i rëndësishëm sa edhe blerja e mallrave jetike të shportës. Me lidhje të forta me emigracionin dhe një shoqëri kureshtare ndaj së resë, shërbimet e internetit kanë pësuarevoluim të shpejtë. Në vitin 2014, 56% e familjeve shqiptare rezultojnëtë lidhura me internetin nga 13% që ishin në fillim të vitit 2011. Shqipëria ka një nivel të krahasueshëm të aksesit të popullsisë së saj në internetin me vendet e rajonit. Në renditjen botërore të “Internet live stat”, Shqipëria renditet në vendin e 101 në botë. Vendi ynë lihet pas nga Greqia, Serbia madje edhe nga Bosnjë-Hercegovina, me një infrastrukturë që mbulon 67.5% të popullsisë vendase.

Por Shqipëria renditet nga vendet e fundit në rajon për cilësinë e internetit. Shpejtësia e transmetimit është ndër më të ulëtat në rajon me vetëm 8.6 megabite për sekondë, duke lënë pas vetëm Malin e Zi. Cilësinë më të mirë të transmetimit e ka Maqedonia, me 17 megabite për sekondë dhe pas saj Serbia. Në përgjithësi, mesatarja rajonale e transmetimit është mbi 10 megabite për sekondë.

monitor 673.indd

monitor 673.indd

 

Bleta: Vendimi i AKEP i papritur, na tha keni dy vite kohë

Bledar Rrushi, administrator i Shoqërisë Bleta, që ofron shërbim interneti në Durrës, thotë se si qytetarështë pro “zhdukjes” së të gjithë kabllove ajrore dhe rikthimit të qytetit në gjendje normale.Ai shton se, “të njëjtin mendim kanë të gjithë operatorët. Situata këtu te ne është kapur mbrapsht, sikur ne operatorët jemitë ‘këqijtë’”. Z. Rrushishton se faji për këtë gjendje nuk është i operatorëve. “Kështu na lanë të punojmë dhe ne kështu punuam, ajo që është bërë nuk zhbëhet brenda disa ditëve. Kjo nuk ka ardhurabsolutisht vetëm prej fajit tonë, prandaj të gjithë së bashku mepushtetin qendror apo vendor (të majtë apo të djathtë) duhet tëbashkëpunojmë për ta zgjidhur këtë situatë pa dëmtuar biznesin dheqytetarët që marrin këto shërbime shumë të nevojshme sot”, tha z.Rrushi në komunikim me “Monitor” për këtëçështje. Ai tha se, ISPmeritojnë vlerësim për faktin që, edhe në kushtete një infrastrukture inekzistente, kanë arritur të ofrojnë shërbime tëteknologjive me moderne. “Kemi investuar gjithë këto vite dhe në vendqë të fokusoheshim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, kemihumbur kohë dhe para për të krijuar infrastrukturë. Gjatë gjithëkëtyre viteve nga pushteti qendror apo vendor janë investuar qindra miliona euro në rrugë dhe asnjë nuk e ka marrë mundimin të vendosë disa tuba, edhe pse në ligj ato duhet tëvendosen”, – argumentoi administratori iShoqërisë Bleta.Sipas tij, një gjë e tillë do të ishte favor për operatorët,qytetarët dhe gjithashtu edhe për bashkinë, e cila do të fitonte edhepara nga krijimi i një infrastrukture të saktë dhe në këtë mënyrë nuk do të lejonin as edhe një kabllo në ajër. Por sot, shton z. Rrushi, gjendja është ajo që shihet dhe sipas takimeve të kryera në AKEP, plani i heqjes së kabllove do të shtrihej në dy vite. “Por këto institucione as vetë nuk e dinë se ç’do të bëjnë dhe si do ta zgjidhin këtë situatë dhe ajo çfarë bëjnë është të japin disa urdhra të prerë ‘hiqini kabllot’, po ku t’i çojmë, a ka mundësi për t’i kaluar në tokë, pasi nëse ka,edhe ne jemi shumë dakord t’i kalojmë”. referon më tej ai. Administratori i Shoqërisë Bleta shprehet i gatshëm të paguajë edhe qira nëse i krijohet akses të shtrijë kabllot nëntokësore.

 

ASC, Shyti: AKEP po mbështet konkurrencën e pandershme

Vendimi i dhunshëm iAutoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ndaj biznesit të shpërndarjes së internetit për të hequr dorë nga përdorimi i kabllove ajrore do të dëmtojë rëndë së pari konsumatorin dhe më pas biznesin. Sokol Shyti, administrator i Albania Satellite Communication, tha se, ky vendim i AKEP është në kundërshtimin me funksionin kryesor të rregullatorit qëështë të mbrojë konsumatorin dhe t’i garantojë një shërbim cilësisht të mirë dhe, nga ana tjetër, të sigurojë një konkurrencë të ndershme në treg. Por vendimi i AKEP për mospërdorimin e linjave ajrore pas 30 majit, do të ndihmojë kompanitë që aktualisht kanë monopolin në treg ta forcojnë edhe më shumë atë. Shyti shpjegon se, nuk është detyra themelore e autoritetit ana vizuale, nëse duken mirë apo keq kabllot, por drejtësia në treg ndërmjet operatorëve. Aq më shumë që vendimi i AKEP shton ai është teorikisht dhe praktikisht i pazbatueshëm për shumë arsye. Bizneset e internetit, që të zhvillojnë infrastrukturën fizike, duhet që të marrin lejen në bashki. Praktikisht bashkia nuk jep leje për këto punime pasi duhen çarë rrugët. Në këto kushte nuk mund të punosh pa leje, pasi menjëherë arrestohesh nga policia për punime, shtoi ai. Në këtë situatë, kompanitë nuk kanë zgjidhje tjetër për zhvillimin e infrastrukturës së nëndheshme. Z. Shyti tha se, AKEP i kasërish mjetet në duart veta për të zgjidhur këtë situatë, por nuk i përdor. Aktualisht ALBtelecom ka trashëguar nga kompania shtetërore të gjithë rrjetin e nëndheshëm, i cili, sipas ligjeve dhe rregullave duhet të aksesohet nga të gjithë operatorët e tjerë në treg falas. Por ALBtelecom jo vetëm që nuk e ofron rrjetin, por e përdorkëtë aset publik për të forcuar pozitën monopol, tha Shyti. Sipas tij, AKEP mund të detyrojë kompaninë, ALBtelecom që nëpërmjet gjobave dhe penaliteteve të bëjë të aksesueshëm edhe rrjetin nëntokësor. Ai thotë se, në këtë rast, rregullatori duhet të mendojë si të ulë pozitën dominuese të ALBtelecom si operator me fuqi të ndjeshme në treg, por realisht e forcon edhe më shumë atë. Ky favorizim shihet qartë thotë Shtyti, pasi ALBteleCom është e vetmja kompani që e përshëndet vendimin e AKEP.

 

ALBtelecom: Mbështesim vendimin e AKEP

ALBtelecom mbështet fuqishëm vendimin e AKEP-it për heqjen e kabllove ajrore. Në një deklaratë zyrtare, kompania njoftoi se, ka investuar më shumë se 150 milionë euro veçanërisht në infrastrukturë dhe në modernizimin e rrjetit. “Rrjeti që trashëgoi ALBtelecom direkt pas privatizimit ishte jashtë kohe dhe nuku përgjigjej kërkesave të mijëra familjeve shqiptare që dëshironin të kishin shërbime të shpejta dhe të sigurta të internetit. Ne besojmë se investimet tona në 7 vjet janë një aset i rëndësishëm jo vetëm në dobi të ALBtelecom, por një investim në dobi të shoqërisë shqiptare dhe institucioneve publike”, -deklaroi ALBtelecom një nga iSP më të mëdha në treg. Më tejALBtelecom shprehet se mbështet fuqimisht vendimin e AKEP-it për heqjen e të gjithë kabllove ajrore apo telave mbitokësorë të internetit në të gjitha qytetet e Shqipërisë. “Ne besojmë se, shërbimet e internetit dhe telekomunikacionit duhet të vijnë në familjet shqiptare sipas standardeve europiane dhe në respektim të jetës së qytetarëve dhe mjedisit”, referon më tej ALBtelecom në qëndrimin e tij për këtë çështje. Kompania njofton se, kohët e fundit ka punuar me autoritetet lokale të Gjirokastrës për të rregulluar të gjithë rrjetin e telave, duke ndikuar pozitivisht në lidhje me mjedisin dhe pamjen e këtij qyteti të bukur historik të Shqipërisë. Ndërsa ka sqaruar se lejon përdorimin e rrjetit të saj kabllor nëntokësor brenda kornizës së rregullave të rregullatorit. Në këtë perspektivë, ALBtelecom do të vazhdojë të investojë në çdo rajon të Shqipërisë, sipas standardeve të BE-së, duke respektuar mjedisin, për të cilin ne të gjithë jemi përgjegjës për të, përfundoi qëndrimin e tij për këtë çështje ALBtelecom.

 

Abissnet: Vendimi i AKEP copëzon aktivitetin e kompanive

Kompania Abissnet, një nga më të mëdhatë e ofrimit të shërbimeve të internetit, pohon se, shtrirja errjetit nëntokësor kërkon kosto dhe mjete të shumta në dispozicion, pa lënë mënjanë edhe pamundësinë për të zhvilluar punime, për shkak se pushteti lokal nuk jep leje për këtë qëllim. Ekspertët e Abissnet shpjeguan për “Monitor” se, AKEPka kërkuar nxjerrjen e kabllove jashtë funksionit ajror disa vite më parë duke vënë edhe afate, të cilat nuk janë zbatuar. Por së fundmi, vetëAbissnet ka operuar me një projekt-pilot nëKomunën e Parisit, pasi në këtë zonë, kishte ndërtuar kohë më parë një rrjet nëntokësor shpërndarje.Mirëpo për të shtrirë shërbimin në të gjithë Tiranën duhen të investime të mëdha për zhvillimin i infrastrukturës fizike dhe mjete të shumta financiare në dispozicion. Kjo ështëepamundur për çdonjërën nga kompanitë. Vendimi i AKEP, sipas tyre, copëzon shërbimin e bizneseve në varësi të zonave, ku disa kompani kanë më shumë akses dhe disa të tjera jo. Në thelb, kjo rrit mundësinë për të përqendruar shërbimin në pak operatorë. Ekspertët e Abissnet thonë se, emergjencë për tregun e internetit është informaliteti nga kompanitë dhe individët që nuk kanë as infrastrukturë, as licencë dhe nuk i paguajnë detyrime shtetit. Këto kompani kërpudha, siç i cilësojnë ato, në bashkëpunim me administratorët e pallateve, ofrojnë shërbime dhe në mënyrë të dhunshme,duke mos lejuar operatorët e licencuar për këto shërbime.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of