Kombëtarja, qeveria një milion euro shpërblim: Ja sa jep UEFA për fituesit

20/06/2016 3:43 PM 0 komente

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë Kombëtaren Shqiptare të Futbollit me një milion euro për fitoren e arritur në Lion me ndeshjen me Rumaninë, e fundit në grupin A. Ky fond do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe do të derdhet në llogari të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Por, për fitoren ndaj Rumanisë skuadra jonë kombëtare do të shpërblehet edhe nga UEFA dhe mësohet se çdo fitore në këtë fazë shpërblehet me një milion euro.
Në total UEFA ka parashikuar për këtë event 301 milionë euro, një rekord ky në krahasim me kampionatin e zhvilluar në Poloni/Ukrainë në vitin 2012( 196 mln euro) dhe po kështu edhe në Austri/Francë 2008 (182 mln euro).
Në fazën e grupeve ( Shqipëria pjesë e grupit A) çdo fitore shpërblehet me 1 milion euro, ndërsa çdo barazim me 500 mijë euro.
Në fazën me eleminim direkt, shpërblimet që në vë dispozicion UEFA janë:

1.5 mln euro – Çdo ekip që kalon grupin
2.5 mln euro – Çdo ekip që shkon në çerekfinale
4 mln euro – Skuadrat që shkojnë në gjysmëfinale
5 mln euro – Finalisti
8 mln euro – Fituesi

vendimi

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of