Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi se Këshilli i Mbikëqyrjes vendosi sot të marrë disa masa në kuadrin e mbështetjes së ekonomisë për përballimn e situatës lidhur me Covid-19.
Sejko tha se, nuk do të ketë probleme me qytetarët për pagesat cash. “Kemi komunikuar me bankat dhe i kemi udhëzuar që të orientojnë klientelën të përdorin kartat e kreditit edhe si një masë mbrojtje suplementare në kuadrin higjenik”. Sidoqoftë janë marrë masa që ATM të kenë të gjithë likuiditetin e nevojshëm gjatë gjithë kohës.
Këshilli i Mbikëqyrjes ka miratuar shtyrjen e kësteve të kredisë për një afat 3-mujor. Kuptohet që, klientët që munden të paguajnë do të vijojnë, por ata që nuk munden, do të mund të mos ta bëjnë. Nuk do të dënohen klientët për vonesat në pagesa, për këtë periudhën 3-mujore” tha ai. Banka e Shqipërisë po monitoron situatën me detaje që të marrin edhe masat e duhura për shëndetin e punonjësve të bankave dhe klientëve, tha Sejko.
Sistemi bankar ka likuidet të mjaftueshëm, pasi janë të mirëkapitalizuara. Kjo situatë do të përballohet me devotshmëri. Ne jemi të koordinuar me bankat e nivelit të dytë për të gjitha masat e nevojshme që shërbimet bankare e ato financiare të jenë funksionale gjatë gjithë kohës.
“Banka e Shqipërisë dhe Bankat e nivelit të dytë kanë marrë në konsideratë të gjithë skenarët e mundshëm. Jemi të përgatitur funksionimin e sistemit të pagesave, por edhe për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.
Politika monetare do të jetë lehtësuese. Mund të kemi përkeqësim të kredive të këqija dhe frenim të kredisë për ekonominë, por këtë do ta kemi në kontroll dhe do të jemi të qetë dhe të operojmë në mënyrë të organizuar, tha Guvernatori.
Sejko u shpreh se, do nuk përjashtohet të kemi ulje të ritmeve të rritjes ekonomike, por nuk do të kemi recension. Efekti do të jetë në gjashtëmujorin e parë dhe nuk besojmë se do të shtrihen në gjashtëmujorin e dytë, shtoi ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.