Veprat e pabesueshme të Saype, artisti i cili pikturon në bar

16/07/2019 5:05 PM 0 komente

Alpet franceze nuk kanë qenë ndonjëherë kaq të bukura sa kohët e fundit. Merita është e Saype, artisti i cili ka dhuntinë e jashtëzakonshme që të pikturojë natyrën.

Emri i tij i vërtetë është Guillaume Legros, origjina e të cilit është nga Zvicra, por e gjithë bota e njeh si Saype, njeriu që vizaton në bar.

Veprat e Saype janë madhështore – mijëra metra katrorë livadhe dhe kodra shndërrohen në piktura që përshkruajnë barinjtë dhe fëmijët.

 

Të gjitha veprat e Saype realizohen me materiale bio të dregradueshme, mes të cilave miell, vaj liri, ujë dhe pigmente natyrore. Artistit i takon merita pasi ka propozuar një metodë të re të interpretimit të artit të rrugës, në respekt të plotë ndaj mjedisit. Këtu jemi në Paris, nën këmbët e Kullës Eiffel.

(VFLPIX.COM /Valentin Flauraud)

Arti i Saye është poezi në natyrë. Brenda këtij dimensioni jo të zakontë, artisti krijon portrete në male dhe kodra mes Francës dhe Zvicrës, duke iu referuar teknikave të fituara gjatë formimit të tij autodidakt në rrugë.

Në vitin 2015, Saype realizon pikturën e parë në bar, në botë, në Alpet franceze. Nga ai moment, punët e tij janë ndjekur me mjaft interes.

Në vitin 2016, në më pak se një javë, Saype shndërroi dhjetë mijë metra katrorë bar në një vepër arti madhështore, në qendër të së cilës ishte një bari duke pirë duhan me llullë, në kodrat e Leysin në Zvicër.

 

Burimi i fotove: https://www.facebook.com/saypeartiste/

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of