Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur në 134.24 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 0.06 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është një rekord i ri, pas atij të ditës së djeshme, teksa euro ka arritur në nivelin më të ulët që prej 22 shtatorit të vitit 2009, kur këmbehej me 133.74 lekë.
Edhe dollari ra në tregun e brendshëm, në 123.44 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare, një euro u këmbye me 1.087 dollarë, me një rritje prej 0.11% në raport me ditën e mëparshme.
Sjellja e kundërt e euros në tregun vendas, në raport me zhvillimet në bursat ndërkombëtare tregon se janë faktorët e brendshëm ata që po diktojnë në forcimin e ndjeshëm të lekut dhe rënien e monedhës së përbashkët. Në fakt, grafiku afatgjatë (shiko në fund) tregon se euro në tregun vendas nuk ndjek gjithnjë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, por mjaftohet me ruajtjen e kursit të kryqëzuar (ruajtja e raportit Euro/USD në bursa). (http://www.monitor.al/kursi-faktoret-qe-e-kane-ndikuar-ne-vite-shpjeguar-permes-grafikeve/)
Aktorët e tregut nuk presin një rritje të euros, të paktën deri në datën 20, kur është edhe data e pagimit të sigurimeve shoqërore. Ata parashikojnë që në muajt e verës, kur tradicionalisht ka një shtim të ofertës për valutë nga turistët dhe emigrantët, euro të zhvlerësohet më tej, duke zbritur edhe në 132 lekë.
Siç është përmendur edhe në shkrimet e mëparshme të ‘Monitor’, arsyeja kryesore lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun vendas, nga burime të dukshme e të padukshme.
Nga burimet e padukshme është valuta e lartë që qarkullon, ku nga masivizimi i fenomentit të hashashit, një pjesë e së cilës hyn në treg. Një tjetër faktor i padukshëm, sipas ekspertëve është që me afrimin e zgjedhjeve kanë filluar shpenzimet zgjedhore, që këtë vit po kryhen edhe në valutë, duke rritur ofertën për euro.
Ndërsa nga burimet e dukshme janë rritja e të ardhurave nga turistët, gjallërimi i lehtë i remitancave, rritja e lehtë e eksporteve (megjithëse kjo e fundit ka ardhur nga eksportet që tregtohen në dollar, si psh nafta), apo dhe kërkesa për monedhën vendase nga disa kompani të mëdha që përgatiten të paguajnë taksat, si psh TAP. Sot është data 11 dhe po afrohet data 14 e TVSH-së dhe data 20 e pagesës së sigurimeve, ku çdo muaj konstatohet forcim i lekut me afrimin e këtyre datave. Ekspertët e agjencive valutore pohojnë se ndërkohë bizneset kanë raportuar rënie të xhiros dhe po detyrohen të përdorin depozitat në valutë.
Një tjetër efekt është edhe ai psikologjik, ku një krizë besimi gjithnjë shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase.
Edhe Banka e Shqipërisë tha në raportin e sotëm të politikës monetare se forcimi i lekut në muajt e parë të vitit është i lidhur me ofertën e lartë për valutë në vend.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
I dobet si shkrim. Edhe Adriani e kapi se filli i shkrimit eshte ne kah te kundert me llogjiken ekonomike. Nje faktor qe monedha vendase forcohet kur ekonomia eshte e qendrueshme edhe e dyta sikurse eshte shkruar ne kete artikull “kritik” te porositur kur ka me teper valute ne treg se sa kerkesa. Trump para disa ditesh tha se dollari ne krahasim me monedhat e tjera po forcohet, sepse aktoret e tregut kane shume besim tek ai. Por ky forcim i dollarit i ben mallrat amerikane me pak te konkurueshme per shkak te shtrenjtesise se tyre. Valuta ne vend nuk… Read more »
Ne artikull thuhet :
“Një tjetër efekt është edhe ai psikologjik, ku një krizë besimi gjithnjë shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase.”
Nqs ndjekim logjiken e autorit, duke qene se monedha vendase eshte forcuar, i bie qe besimi nuk qenka ne krize por ne rritje, madje mund te flasim dhe per eufori !!