Vetëdeklarimi i llogarive bankare, shtyhet afati i plotësimit të formularit deri me 15 nëntor

16/07/2020 12:22 PM 1 koment

Nëpërmjet një projektligji të posaçëm qeveria propozoi në mbledhjen e fundit shtyrjen e afatit të vetëdeklarimit të klientëve në banka deri më 15 nëntor të këtij viti, nga 31 korrik që ishte aktualisht. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shkëmbeje informacionet mbi llogarite e klientëve jashtë me shtetet homologe më 31 dhjetor 2020 nga muaji shtator që ishte afati ekzistues.

Ky proces vetëdeklarimi është një detyrim që rrjedh nga Ligji për Shkëmbimin Automatik të Informacionit mes vendeve europiane, i cili në Shqipëri hyri në fuqi në janar të këtij viti. Ligji synon të bëjë llogaritë bankare të hapura për institucionet tatimore dhe të luftojë problemin e evazionit fiskal në llogaritë offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit. Nga pikëpamja e ligjit detyrohen të plotësojnë formularin shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri, por duke qenë se ka shumë shtetas shqiptarë që kanë më shumë se një rezidencë tatimore, bankat në Shqipëri, kanë vendosur që të thërrasin për plotësimin e formularit të gjithë klientët me llogari.

Deri më 15 nëntor të gjithë shqiptarët që kanë llogari në bankat brenda Shqipërisë, do të vetëdeklarojnë me një formular të posaçëm vendbanimin e tyre dhe numrin tatimor. Këto të dhëna, bashkë me informacionet mbi llogaritë bankare, do të mund të përdoren nga autoritetet tatimore në 112 shtete, në kuadër të një nisme globale për të luftuar evazionin fiskal, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Aktualisht, bankat shqiptare mbajnë rreth 3 milionë llogari bankare, të cilat do të vetëdeklarohen nga klientët, por procesi po has vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19, numrin e madh të klientëve emigrantë, adresat e gabuara dhe teknologjisë së cekët. Si po e rrit bota presionin mbi transparencën e offshore.

Në fund të vitit 2019, Banka e Shqipërisë raportoi se numri i llogarive bankare kishte arritur në mbi 2,9 milionë. Mbajtësit e këtyre llogarive do të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, me të dhënat personale si emri, vendbanimi dhe numri tatimor.

Zbatimi i këtij ligji në kulmin e pandemisë COVID-19 e ka vështirësuar punën sistemit bankar për të përmbushur këtë detyrim, i cili ka krijuar kosto shtesë për bankat, teksa mbajtësit e llogarive bankare janë të paqartë rreth këtij procesi. Bankat pohuan se shumë shtetas, me llogari në bankat shqiptare, jetojnë jashtë dhe në këtë periudhë e kanë të pamundur të lëvizin për shkak të pandemisë.

 

Si do të bëhet vetëdeklarimi i llogarive

Të gjithë klientët, me një llogari bankare, duhet të vetëdeklarohen në banka për adresat e tyre të banimit dhe numrin tatimor deri më 15 nëntor të këtij viti.

Plotësimi i formularit bëhet në çdo kohë brenda orarit të bankës, duke u paraqitur në degën më të afërt. Personat duhet të kenë me vete kartën e identitetit ose pasaportë të vlefshme. Vetëdeklarimi mund të bëhet dhe nga një person tjetër, të cilin ju e keni autorizuar me prokurë të posaçme për të kryer këtë veprim. Disa Banka e ofrojnë këtë proces online.

Vetëdeklarimi ka qëllimin që çdo institucion financiar raportues në Shqipëri të identifikojë vendin ku klientët e tyre paguajnë taksat (këtu përfshihen persona privatë, subjekte dhe në rrethana të caktuara, persona kontrollues) si dhe numrin identifikues tatimor të juridiksionit përkatës të vendit tatimor. Bankat garantojnë se e gjithë procedura e vetëdeklarimit dhe raportimit do të veprojë dhe do të bazohet në “Kriteret ligjore për përpunimin e të dhënave personale”.

Në formularin e vetëdeklarimit kërkohen edhe informacione të tjera të nevojshme për efekt raportimi, pranë autoriteteve tatimore, ku përveç të dhënave identifikuese të klientit kërkohet edhe adresa, vendi apo vendet në të cilat klienti është rezident për qëllime tatimore.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Leon Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Leon
Guest
Leon

Po pse qytetaret Shqiptare qe kane llogarite ne Shqiperi me te dhena personale duhet tu shkojne te dhenat ne 112 shtete, me duket absurditet qe te dhenat personale ti jepen shteteve te tjera,, keto te dhena merjani vetem te huajve qe jetojne ketu,,sa per emingrantet se jane rezidente ne Evrope dhe kane nje llogari ne vendin e tyre nuk me duket e drejte qe Shqiperia te “shese” qytetaret e saj qe te taksohen edhe ne vendet ku jane rezidente per te dyten here,,ky denoncim do ti bente emigrantet rezidente jashte te mos i mbajne me llogarite ne Shqiperi,,,Shqiperia duhet te… Read more »