Gjatë tre muajve të parë të vitit 2019, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë siguruar jetën e tyre në dy kompanitë e sigurimit që e ofrojnë ketë shërbim është rritur për 82,73 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se volumi i sigurimeve vullnetare po rritet çdoherë.
Tregu i sigurimeve të jetës gjatë tre mujorit të parë të këtij viti ka pësuar një rritje të konsiderueshme, krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të kaluara.
Bazuar në të dhëna zyrtare të BQK-së shihet se nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit mars volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 858,731 euro, duke shënuar një rritje në masën 22.55%, krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak.
Gjatë kësaj periudhe kohore, numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 3,051, duke shënuar një rritje rekorde në masën 82.37% krahasuar me janar-mars 2018. Po ashtu, dinamika e rritjes së numrit të kontratave ka vazhduar edhe gjatë muajit prill të këtij viti.
Po ashtu bazuar në të dhëna e BQK-së shihet se edhe gjatë vitit 2018 kompanitë që e ofrojnë këtë produkt e kanë mbyllur vitin suksesshëm, duke shënuar rritje të konsiderueshme si në të hyra, ashtu edhe në realizim të numrit të kontratave të lidhura me qytetarët.
Gjatë vitit 2018, volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 2,951,033 euro, duke shënuar një rritje në masën 16,73% krahasuar me janar – dhjetor 2017.
Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 9,013 duke shënuar një rritje në masën 62.13% krahasuar me janar – dhjetor 2017. Gjatë kësaj periudhe janë paguar dëme më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas.
Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se tregu i sigurimeve në Kosovës po zhvillohet nga dita në ditë.
“Kompanitë e sigurimeve po zhvillojnë në masë të madhe produktet e sigurimeve vullnetare e që sipas tij janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës”.
Ai thotë se kundrejt një pagesë minimale të policës së sigurimit vullnetar, kompanitë e sigurimeve mbulojnë rreziqe të mëdha.
Krahasimi ndër vite për sigurimin e jetës
2,951,033 ka qenë vlera e primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës gjatë vitit 2018,duke shënuar një rritje në masën 16,73% krahasuar me janar – dhjetor 2017.
62,13% është rritur numri i kontratave në sigurimin e Jetës, duke shënuar një rritje në masën 62.13% krahasuar me janar – dhjetor 2017. Gjatë kësaj periudhe janë paguar dëme më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas.
“Nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit mars volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 858,731 euro, duke shënuar rritje në masën 22.55% krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak, “thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.
“Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 3,051, duke shënuar një rritje rekorde në masën 82.37% krahasuar me janar-mars 2018. Po ashtu, dinamika e rritjes së numrit të kontratave ka vazhduar edhe gjatë muajit prill të këtij viti, “thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Fatos Shala për Monitor.al/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.