Është publikuar sot në Fletoren Zyrtare vendimi i shumëpritur që sqaron se si do të kompensohen të punësuarit/vetëpunësuarit, aktiviteti i të cilëve është mbyllur për shkak të situatës së krijuar me Covid-19. https://www.monitor.al/te-vetepunesuarit-del-vendimi-si-te-aplikoni-per-te-perfituar-page-nga-fondi-i-qeverise/
Vendimi sqaron se përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm: a) Personat fizikë të vetëpunësuar; b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; ç) Të punësuarit në personat juridikë.
Në vendimin e qeverisë thuhet se për të përfituar ndihma financiare, subjekti duhet të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin. Të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.
Një tjetër kusht është që subjekti tatimpagues duhet që së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim.
Kjo do të thotë që kompensim do të marrin vetëm subjektet që janë pjesë e aktiviteteve ekonomike të mbyllura. Nëse subjektet e kanë mbyllur biznesin, por nuk janë pjesë e listës, atëhere ata automatikisht nuk kompensohen.
Më herët, tatimet kanë publikuar, bazuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, listën e aktiviteteve që mbyllen dhe atyre që lejohen. https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1282/lista-e-aktiviteteve-qe-do-te-lejohen-te-ushtrojne-aktivitetin-e-tyre-dhe-aktivitetet-te-cilat-do-te-ndalohen-te-ushtrojne-aktivitetin-ekonomik-duke-filluar-nga-data-24-mars-2020
Duke filluar nga data 24 Mars 2020, nuk do te lejohet ushtrimi i aktiviteteve te njesive te shitjeve te percaktuara ne tabelen me poshte te cilat jane shenuar me ngjyre te kuqe dhe kane statusin “Mbyllen”
Ndalohet ushtrimi i aktiviteteve në ambjente që ofrojnë shërbime, lokale nate, ambjente të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktivitete palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore dhe qendra argëtimi, të njësive të shitjeve në të gjitha Qendrat Tregtare si dhe çdo njesie tjeter qe kryhen shitje me pakice te artikujve: industrial, kulturor, veshjeve te llojeve te ndryshme, mallrave artistike, sportive dhe kozmetike.
Do te lejohen te vazhdojne ushtrimin e aktivitetit te gjithe tatimpaguesit qe kryejne aktivitet ne fushen e prodhimit bimor dhe shtazor, perpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike,prodhimi i mobiljeve,prodhimi i energjise,prodhimi dhe furnizimi me uje, si dhe sherbimet e pastrimit, ndertimit te ndertesave, punimeve inxhinierike etj.., te percaktuara ne tabelen me poshte te cilat kane statusin “Lejohen”.
Në listë, nga 140 aktivitete ekonomike, vetëm 34 e kanë të ndaluar aktivitetin (shiko dhe listën në fund), ndërsa pjesa tjetër, që nuk është pjesë e aktiviteteve të ndaluara, nuk përfiton kompensim për punonjësit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Jam punetore në fabrikën e kepuceve në rrugën 5 maj .Tek fasuneria Dori a përfitojmë nga paga luftës sepse jemi të pa punë.Na ka hequr dhe nga siguracionin.Faliminderit për mirëkuptimin.Pres një përgjigje
teorikishin perfitoni, po aplikimin duhet ta beje punedhenesi
Nese nuk e ben mund te ankoheni tek tatimet si individ, sipas link
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni
Po bizneset q jan hapur n 2020 pse nuk kompesohen psh lokalet ne skemi pasur mundesi t kryejm mbylljen e bilanceve n 2019 sepse skemi qen aktiv ?
Tatimet po shohin mundesine qe ti fusin ne skeme dhe bizneset e hapura ne 2020
Po tregtia me pakice e pjeseve te kembimit si dhe serviset per automjete lejohet
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1288/udhezim-mbi-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-254-date-27032020?fbclid=IwAR0s02eIzCM5PfPE46jEYj5vGhoVgq2h-27lV9pNDVlvdXpNwRE12IgrXAE
Ok agjensite turistike lejhoten te punojn,por mund ta kuptoj me cfar do punojn kur esht mbyllur aeroporti
Ke shume te drejte !!!! e njejta situate dhe ne agjensite imobiliare. Kjo liste eshte nje turpp dhe mashtrim i rradhes i “qeverise”.
Kam nje biznes riparime rrobaqepsie te kush kategori futet biznesi im dhe a e perfitoj kontributin kam dhe burrin qe punon me mua po nuk esht i deklaruar a perfiton burri im dhe a eshte biznesi im ne listen e bizneseve qe duhet te rrin mbyllur
jo nese nuk eshte i siguruar apo regjistruar si punonjes pa pagese nuk perfiton. per listen e ke link e aktiviteteve te ky shkrimi
https://www.monitor.al/nis-sot-ja-procedura-si-te-aplikoni-per-pagen-e-luftes-vetem-nje-e-treta-e-te-punesuarve-ne-biznes-te-vogel-perfitojne/