Kryeministri Rama në një postim në facebook gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar gjobë për të gjithë ata punëdhënës që nuk aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare të punonjësve të tyre.
Të dhënat e tatimeve treguan sot se janë rreth 98 mijë aplikime për individë, ose rreth 42% e atyre që janë planifikuar të përfitojnë (176 mijë në total).
POSTIMI I KRYEMINISTRIT
Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Whatsap, drejtohen këtu (ku u lutem të jenë konkretë e të lënë të dhëna të sakta për biznesin ku kanë punuar, jo komente të përgjithshme🙏), në Ministrinë e Financave ose tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësit e tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikojnë për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish, u kanë kthyer kurrizin!
Kjo është e patolerueshme!
SOT NE DO TË MIRATOJMË NJË GJOBË KUPTIMPLOTË PËR SUBJEKTET E BIZNESIT TË MADH, QË TRADHËTOJNË ME KËTË PAPËRGJEGJSHMËRI TË PLOTË SOCIALE PUNONJËSIT E TYRE, DUKE MOS MARRË MUNDIMIN TË BËJNË AS NJË APLIKIM 3 MINUTA NË EMËR TË KOMPANISË PËR TA😡
KUSH NUK DO TA MARRË MUNDIMIN TË APLIKOJË TEK TATIMET, QË PUNONJËSIT TË MARRIN PAGESËN 40 MIJË LEK, DO TË GJOBITET PËR ÇDO PUNONJËS QË KA BRAKTISUR NË KËTË MËNYRË TË PATOLERUESHME!
Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale!
🟢 NDËRKOHË VAZHDON SHPËRNDARJA E NDIHMËS FINANCIARE DHE KËTË JAVË NIS LËVRIMI I KËSTIT TË DYTË TË PAGËS SË LUFTËS, SI EDHE NDIHMËS EKONOMIKE DYFISH😊
Po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për Pagën e Luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare.
🟢 ASNJË S’DO MBETET PA MARRË ATË QË I TAKON ME LIGJ E ME ZAKON!
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Z.Rama ne parim ka te drejte por ai nuk e di
qe ne faqen tatimeve:
1.Nuk lejohet aplikimi pasi sapo klikon per te aplikuar te del shenimi:
“Ju nuk mund te aplikoni pasi nuk perftoni nga VKM….”
2.Nuk jepet asnje sqarim se cilin kriter nuk ploteson Biznesi qe nuk perfiton.
3.Bejme ankese ne Tatime na marrin ne telefon inspektoret dhe thone apliko, por prape sistemi tatimor nuk hapet,pra sta jep ate mundesi.
Zoti Rama !
Komuniko jo vetem me institucionet tuaja,por edhe me bizneset, me studiot e kontabilitetit se mund te merrni informacion me te zgjeruar dhe te paanshem.
Faleminderit