Numri i të infektuarve të rinj me Covid 19 ishte minimal të dielën, me vetëm dy raste, nuk ka humbje jete, ndërsa janë 5 të shtruar në spitale.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd
Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1693
Testime totale 775,950
Raste pozitive 132,490
Raste të shëruara 129,918
Raste Aktive 118
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 31
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Gjirokastër 2
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.