Ndiheni festiv? Ky qytet europian plotëson të gjitha nevojat tuaja për pushime, që nga shfaqjet magjepsëse me drita deri te tregjet e hareshme sezonale.
Ndërsa shumëkujt mund të mos i bëhet vonë për një gjë të tillë, ata më të vëmendshmit duhet ta kenë vënë re se sot, në të gjithë botën, zhvillohet një garë se cili mund të organizojë festën më të madhe të Krishtlindjeve. Ky konkurs synon një gjë – cili do të pretendojë titullin “kryeqyteti botëror i Krishtlindjeve”. Deri më tani, konkurrenca ka qenë e ngushtë, me disa vende që krijojnë tregje të mëdha Krishtlindjesh, ndërsa të tjera ofrojnë atmosfera magjike të Krishtlindjeve.
Edhe pse këto vende kanë bërë më të mirën e tyre, disa gjëra më mirë t’u lihen krijuesve origjinalë, pasi ata e bëjnë më së miri. Pas raundit final të garës më intensive ndonjëherë, fitues i kryeqytetit botëror të Krishtlindjeve, me një vendim unanim është ai dhe vetëm ai, qyteti franko-gjerman, Alsace City – Strasburg.
Rreth Kryeqytetit Botëror të Krishtlindjeve
Strasburgu është një qytet në Francën lindore dhe kryeqyteti i Alsas – një rajon që ndan kulturën, historinë dhe kufijtë me Gjermaninë. Kufiri i përbashkët i këtyre dy kulturave të ndryshme krijoi një kulturë franko-gjermane dhe një dialekt gjerman të ndikuar nga ai francez, i njohur si – alzasisht.
Nga njëra anë, kultura gjermane karakterizohet me – filozofinë, vlerat e krishtera, arsyen dhe dashurinë për birrën; ndërsa në tjetrën, kultura franceze përfshin – artin, stilin, bukurinë, romancën, modën, dashurinë për familjen, kalorësinë dhe Shumë Puthje. Ky gërshetim i përsosur nuk mund të gjendet askund tjetër në botë, gjë që e bën Strasburgun destinacionin ideal për ata që kërkojnë të shijojnë më së miri kulturën gjermane dhe atë franceze pa i vizituar të dy vendet veç e veç.
Tregu i Krishtlindjeve i ‘Kryeqytetit botëror Krishtlindjeve’
Tregu i Krishtlindjeve në Strasburg është tregu më i madh dhe më i njohur i Krishtlindjeve në Francë dhe gjithashtu një nga tregjet më të njohura të Krishtlindjeve në Europë. Tregu, i cili njihet si Christkindelsmarik në alsasisht dhe Marches de Noel në frëngjisht, u hap për herë të parë në vitin 1570, fakt ky që e bën atë përsëri tregun më të vjetër të Krishtlindjeve në Francë.
Në fund të nëntorit të çdo viti, tregu i Krishtlindjeve në Strasburg fillon dhe zakonisht qëndron i hapur deri në fund të dhjetorit. Në hapjen e Tregut të Krishtlindjeve, çdo ndërtesë në afërsi ka disa punë dekorimi për Krishtlindje për të bërë, ndërsa qyteti fillon dekorimin ekstravagant të tregut më të mirë të Krishtlindjeve. Brenda pak ditësh nga hapja e tregut, shumica e ndërtesave mund të shihen duke mbajtur arusha pelushi dhe shumë dekorime vezulluese për Krishtlindje.
Strasburgu hap disa tregje të Krishtlindjeve në Grande Ile (qendra historike e qytetit) dhe më i famshmi mbahet në Place Kleber (sheshi qendror i Salzburgut). Ushqimi i pjekur, lodrat, pijet dhe dekorimet e ekspozuara në 300 tezgat e ngritura në të gjithë tregun dhe strukturat arkitekturore mbresëlënëse që qëndrojnë aty pranë do t’i bëjnë vizitorët të ndihen sikur po hyjnë në një banket mbretëror.
Pema e Krishtlindjes në Tregun e Krishtlindjeve të Strasburgut
Strasburgu është një nga vendet më të hershme ku dekorohej bredhi dhe sot kjo traditë mbizotëron ende pasi qyteti ka shumë pemë të bukura të Krishtlindjeve. Pema e Madhe e Krishtlindjes në Strasburg është më e famshmja në të gjithë Francën.
E vendosur në Place Kleber, kjo pemë gjigante 30 metra e lartë ndriҫohet nga mijëra drita dhe zbukurohet me shumë biskota, yje dhe dekorime qirinjsh. Kur kjo gërshetohet me dekorimet me shkëlqim që varen në ndërtesat e të gjithë sheshit, Tregu i Krishtlindjeve ofron një atmosferë magjike që është aq e mirë saqë edhe Babagjyshi mund të vijë dhe të blejë disa dhurata për Krishtlindje.
Pas hapjes së Tregut të Krishtlindjeve, vizitorët do të shijojnë ceremonitë e ndriçimit të pemës së Krishtlindjes të Strasburgut duke filluar nga ora 17:30 çdo ditë, me pemën që ka lloje të ndryshme ndriçimi çdo javë.
Në tregun e Krishtlindjeve të Strasburgut, vizitorët duhet të bëjnë një eksplorim të kujdesshëm të kuzhinës së Strasburgut, e cila përmban shije nga kulturat gjermane dhe franceze. Vera e zier (e cila duhet të ketë mbushur hundët e vizitorëve me aromën e saj) është një mënyrë të shkëlqyer për të filluar me eksplorimin e ushqimit.
E gjithë aroma e Tregut të Krishtlindjeve është aq e fortë sa hundët e atyre që qëndrojnë pranë do të kënaqen (ose torturohen, në një sens pozitiv) dhe magjepsja është thjesht e mjaftueshme për t’i bërë vizitorët që shkojnë në treg për të mbushur stomakun. Për të përfituar më të mirën nga oferta dërrmuese e ushqimit në treg, një tur ushqimesh në këmbë do t’u sigurojë vizitorëve që të provojnë vetëm shijet më të mira. Kur bën shumë ftohtë, një filxhan çokollatë e nxehtë është mënyra e përkryer për t’u ngrohur dhe për të kënaqur shpirtin.
Më shumë gjëra për të bërë në Strasburg gjatë Krishtlindjeve:
- Vizitoni më shumë tregje të Krishtlindjeve në Strasburg për të shijuar një përvojë më të detajuar të Krishtlindjeve alsase, gjermane dhe franceze.
- Patinazh në akull në pistën e patinazhit në Place Kleber.
- Shijoni një pamje të të gjithë qytetit nga katedralja 142 metra e Strasburgut, e cila ishte ndërtesa më e lartë në botë nga 1647 deri në 1874.
Vizitorët që qëndrojnë më gjatë mund të vizitojnë muzetë, atraksionet dhe galeritë për të mësuar më shumë rreth këtij qyteti të larmishëm. Në qyteti zhvillohen edhe shumë koncerte të Krishtlindjeve të cilat krijojnë një përvojë të paharrueshme të Krishtlindjeve. Ata që dëshirojnë të vizitojnë këtë qytet duhet të bëjnë rezervimet e tyre në kohë për të shmangur nxitimin e pashmangshëm që vjen me periudhën festive. / The Travel