Kryeministri në detyrë i Kosovës është vënë në vetizolim, pas kontakteve të tij me një zyrtar të Qeverisë, që kishte qenë në kontakt të ngushtë me një të infektuar me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Faebook.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është vetizoluar pasi që ka pasur kontakt me një zyrtar të prekur me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin”.
“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”.
“Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë” ka shkruar Kurti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.