Veturat në Kosovë do paguajnë “Pullë Mjedisore”

01/02/2019 6:47 PM 0 komente

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, ka marrë vendimin që të zbatojë pullën mjedisore të automjeteve apo ndryshe taksën për testimin e gazrave dalëse të automjeteve, që varion nga 3.5 euro për motorçikletat në 6 euro për automjetet e tonazhit të rëndë.

Ky vendim detyron të gjithë “Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe të Homologimit për zbatimin e këtij vendimi, duke nisur nga data 1 shkurt.

Me testimin e këtyre gazrave, qytetarëve të Kosovës iu bëhet barrë jo vetëm të paguajnë kontrollin teknike të automjeteve që është përcaktuar nga kjo ministri me çmim prej 30€, tashmë do të paguajnë edhe tarifat për testim të gazrave për secilën kategori të mjeteve motorike.

Tarifa për kategorinë e motoçikletave është 3.50€, ndërsa për automjetet nënë 3.5 tonë është 5€, ndërsa mbi 3.5 tonë është 6€.

http://www.ammk-rks.net/repository/docs/pulla_auto.pdf?fbclid=IwAR1CuQkySowhSe4LoCErM1Nha8b7XcRTfk5MGrhf1Ic8T1X2TLZwtRkG6bE

Për krahasim në Shqipëri nuk ka taksë direkte për mjedisn, por indirect automjetet e vjetra paguajnë më shumë, teksa taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit.

(Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës)

Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset në pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.

Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë janë mbi 300 mijë vetura të regjistruara. Në këtë shifër sipas MPB-së përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vendimet, ri-regjistrimet dhe legalizimet.

Qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë edhe taksën ekologjike që është e aplikuar më se shumë vite nga Ministria e Punëve të Brendshme, kjo taksë paguhet në Qendrat Komunale për Regjistrim të automjeteve./ Fatos Shala për Monitor.al/.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of