Bizneseve u kanë mbetur edhe pak ditë kohë për të dorëzuar pasqyrat financiare në QKB dhe tek tatimet. Burimet zyrtare u shprehën për Monitor se afati i fundit është data 3 gusht. Fillimisht ishte vendosur 31 korriku si afat përfundimtar, por për shkak se kjo datë, përkon me festën e Bajramit të Madh, që është pushim zyrtar, shtyrja bëhet për në ditën e parë të fillimit të punës, pra të hënën e 3 gushtit.
Sipas QKB ditët e fundit ka patur një ngarkesë dorëzimesh, por bizneset nuk duhet të shqetësohen për kolaps të sistemit ashtu sic ndodhi vitin e kaluar. Megjithatë AKSHI dhe QKB u kujtojnë bizneseve që të mos e lënë dorëzimin për ditën e fundit, sepse kjo gjithsesi krijon ngarkesë në system.
Për të gjithë ata që dorëzojnë për herë të parë pranë QKB bilancet vjetore, më poshtë gjeni një video shpjeguese për mënyrën e aplikimit, shpjeguar nga kontabilisti Armand Mala.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.