Një studim i Pew Research Center zbuloi se YouTube luan rol të rëndësishëm në përmbajtjet për fëmijë
YouTube ka qenë platforma dominuese e videove në streaming për më shumë se një dekadë dhe muzika ka qenë një motor i madh i rritjes. Megjithatë, gjatë viteve, duket se ka pasur një ndryshim demografik në audiencën e YouTube.
Nëse njëherë e një kohë, videot muzikore komerciale dominonin klasifikimin e videove më të shikuara në YouTube, prej atëherë u është dashur të përballen me një konkurrencë të fortë nga një burim i paparashikuar – këngë dhe video edukuese për fëmijë.
Në tabelë renditen 20 videot më të shikuara në YouTube, duke zbuluar kërkesën në rritje për përmbajtje dhe video për fëmijë, në gusht 2023.
Tani, shërbim streaming për fëmijët
I prezantuar në vitin 2016 nga marka koreane e edukimit Pinkfong, “Baby Shark (do-do, do-do-do-do)” është bërë video e parë muzikore që kaloi 10 miliardë shikime në janar 2021. Nëntë nga njëzet videot më të shikuara në YouTube kanë përmbajtje për fëmijë.
Me një total prej 13 miliardë shikimesh sot, “Baby Shark” lë pas me thuajse 5 miliardë shikime videon muzikore të “Despacito” të Luis Fonsi (më parë, ishte video më e shikuar në YouTube).
Të tjera video muzikore të famshme për fëmijë janë shumë pranë. “Johny Johny Yes Papa” (#3) dhe “Bath Song” të Cocomelon (#4) kanë zbritur poshtë në renditjen e videove më të shikuara në YouTube “Shape of You” të Ed Sheeran dhe “See You Again” të Wiz Khalifa, përkatësisht në vendin e 5-të dhe të 6-të.
Tërheqëse apo edukuese?
Nëse shumë e lidhin suksesin e videove për fëmijë me tekstet e përsëritura, vjershat e njohura apo muzikën tërheqëse që nuk të shqitet nga mendja, hulumtimet tregojnë të kundërtën.
Një studim i Pew Research Center zbuloi se YouTube luan rol të rëndësishëm në përmbajtjet për fëmijë. 81% e prindërve që kanë fëmijë jo më shumë se 11 vjeç i lejojnë ata të shohin YouTube dhe 35% e këtyre fëmijëve e përdorin rregullisht platformën.
Dhe ky është bërë një biznes fitimprurës. Në vitin 2021, kompania pas Cocomelon dhe kanaleve të tjera të famshme për fëmijë u ble për rreth 3 miliardë dollarë.
Nëse këto tendenca do të konfirmohen, në të ardhmen mund të shohim video të tjera për fëmijë që do të ngjiten në klasifikimin e 20 videove më të shikuara në YouTube.
/ Visual Capitalist