Vijojnë të rriten rastet ditore, 295 të infektuar e tre viktima

19/10/2020 4:08 PM 0 komente

295 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 1413 testime të kryera për të dyshyar të prekur me Sars-COV2. Qyetet më të prekura vijojnë të jenë Tirana, Durrësi e Shkodra.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of