Viktimat e koronavirusit, 3-fish më të lartë në Angli e Uells këtë vit sesa nga gripi dhe pneumonia së bashku

08/10/2020 1:10 PM 0 komente

Numri i viktimave nga koronavirusi në Angli dhe Uells ishte 3 herë më i lartë sesa numri i të vdekurve nga gripi dhe pneumonia së bashku në tetë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS).

“Më shumë se tre herë më shumë vdekje u regjistruan midis janarit dhe gushtit të këtij viti, ku COVID-19 ishte shkaku kryesor krahasuar me gripin dhe pneumoninë,” tha Sarah Caul, shefe e analizës së vdekshmërisë në ONS.

Midis janarit dhe gushtit të vitit 2020, u regjistruan 48,168 vdekje për shkak të koronavirusit krahasuar me 13,619 vdekje, për shkak të pneumonisë dhe 394 vdekjeve, për shkak të gripit.

“Shkalla e vdekshmërisë për COVID-19 është gjithashtu dukshëm më e lartë se nivelet e gripit dhe pneumonisë të marra së bashku, si dhe me mesataren pesë-vjeçare”.

Numri më i lartë i vdekjeve për shkak të gripit dhe pneumonisë u regjistrua në janar 2020.

Sidoqoftë, vdekjet nga gripi dhe pneumonia ishin nën mesataren pesëvjeçare, nga 2015 në 2019, në çdo muaj të vitit 2020, sipas ONS.

“Që nga viti 1959, domethënë kur filluan regjistrat mujorë të vdekjeve të ONS, numri i vdekjeve për shkak të gripit dhe pneumonisë në tetë muajt e parë të çdo viti ka qenë më i ulët se numri i vdekjeve të Covid-19” tha Caul./CNN

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of