Viti 2015, shpenzime më të ulëta për shëndetin dhe arsimin, rritje për argëtimin dhe mjedisin

26/02/2016 1:55 PM 0 komente

Shpenzimet publike sipas funksioneve të qeverisjes pësuan rënie të ndjeshme më 2015 krahasuar me një vit më parë përveç shpenzimeve për argëtim, për mjedisin dhe çështjet ekonomike.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave mësohet se për shërbimet e përgjithshme publike u shpenzuan 0.5 për qind më pak se më 2014.
Rënien më të madhe e kanë pësuar shpenzimet për shërbimet e ndjeshme të tilla si arsimi dhe shëndetësia, për të cilat fondet e 2015 ishin me te ulta respektivisht me -3.2 dhe -7.8 %.

Ulje të madhe pësuan edhe shpenzimet për mbrojtjen të cilat ranë me 16.7 për qind krahasuar me 2014.
Ndërsa në krahun rritës rezultuan fondet për mjedisin, të cilat ishin mbi 50 % më të larta se me 2014 dhe gjithashtu fondet për argëtimin pësuan një rritje 8% me 2015.
Gjithashtu fondet për mbrojtjen sociale kanë pësuar një rritje të lehte më 0.8% më 2015. Ky zë është me i madhi ne shpenzimet buxhetore duke zënë 20 për qind prej tyre.

Shpenzimet buxhetore sipas 9 funksioneve themelore të qeverisjes kanë reflektuar situatën e dobët në grumbullimin e të ardhurave. Për të mbajtur deficitin buxhetor nën kontroll Ministria e Financave ka rishikuar tre herë më ulje vitin e kaluar fondet për shpenzimet publike, duke sjelle kështu nënfinancim për sektorët kryesore në krahasim me vitet paraardhëse.

Shpenzimet publike sipas funksioneve:

2015 Ndryshimi ne % me 2014
Totali 436,437 -0.55
Shërbimet e përgjithshme publike 91,130 -2.94
Mbrojtja 10,632 -16.72
Rendi dhe Siguria Publike 25,152 3.94
Çështjet ekonomike 57,994 14
Mjedisi 1,382 50.71
Strehimi 27,939 -8.72
Shëndetësia 38,578 -7.89
Argëtimi 6,517 8.06
Arsimi 44,691 -3.28
Mbrojtja Sociale 132,429 0.82

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of