Fillimi i shkollës do të shtyhet më dy javë këtë vit. Mësimi do të nisë më 27 shtator, dhe jo më 13 shtator siç ishte parashikuar më herët.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi se shkolla do të jetë e hapur që në datën 1 shtator për mësimet plotësuese, por nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë.
Ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.
“Ngritëm një grup pune dhe ky grup pasi vlerësoi prpgramet analizat raportet e vitit të kaluar, si dhe duke konsideruar se disa zona aplikuan mësimin online arriti në konkluzion se mësimi plotësues do ishte më rezultativ nëse zgjerohej me 2 javë të tjera. Vendosëm që viti i ri shkollor të mos fillojë më 13 por në datën 27 shtator. Këtë shtyrje ne e kemi reflektuar edhe në strukturën e viti shkollor për të gjitha nivelet. Kësisoj mbyllja shtuhet nga data 8 në 17 qershor.
Për arsimin e mesëm dhe të lartë, nga data 15 në 24 qershor. Për maturantët shtyhet nga data 1 në 8 qershor. Shkolla hapet që me 1 shtator, do të zhvillohet mësimi plotësues por do kërkojmë nga shkollat të hartojnë një program të detajuar veprimtarish”, tha Kushi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.