Ky është qyteti që ndahe në dy gjysma nga lumi i Danubit, në pjesën perëndimore të së cilit ndodhet Buda, ndërsa në pjesën lindore Pesti.
Të dyja këto pjesë u bashkuan në vitin 1873 dhe formuan atë që sot njihet si Budapesti. Edhe sot e kësaj dite, një pjesë e madhe e monumenteve më të rëndëishme në vend janë të shekullit të 19-të.
Më poshtë do të njiheni me disa prej vendeve më të rëndëishme ku të qendroni, ku të hani, çfarë të vizitoni, por ajo çka është më e rëndëishmja është se të gjitha këto mund t’i bëni me një buxhet minimalist.
Ku të qëndroni:
Brody House/ Është një hotel i vogël me vetëm 11 dhoma dhe ndodhet shumë pranë një muzeve më të vizituar në Budapest, Muzeut Kombëtar në zonën e Pestit. Këtu një dhomë dyshe/ natë kushton 59 paund.
Mamaison Hotel/ Ndodhet në veri-lindje të Pestit, dhe është një prej hoteleve më modern të kësaj zone. Mamaison përbëhet nga 68 dhoma dhe ju mund të rezervoni një dhomë dyshe/ natë për 86 paund. Nëse doni mëngjesi është me një kosto ekstra prej 14 paundësh.
Maison Bistro & Hotel/ Ndodhet në pjesën e Budës dhe shumë pranë kishës Mattias. Ai ka rreth 26 dhoma dhe secila prej tyre ka një dizajn shumë të veçantë, duke përfshirë këtu edhe dizajnin e tualeteve ku secila është me mermer. Çmimi i një dhome për natë shkon në 100 paund.
Corinthia Hotel/ Ky është një prej hoteleve që ka qenë pjesë e filmit The Grand Budapest Hotel, film nga i cili edhe mori famën e tij. Gjatë stinës së dimrit ju mund të rezervoni një dhomë/ natë për 95 paund, ndërsa në sitinët e tjera çmimi rritet deri në 150 paund.
Ku të hani:
Më poshtë do të njiheni me disa prej restoranteve më të mirë dhe njëkohësisht me çmime shumë të përballueshme.
Frici Papa, është një prej tyre dhe ndodhet në qendër të Pestit. Disa prej ushqimeve më të preferuara në këtë restorant janë supa, gulashi, makarona me speca dhe fileto pule. Çmimi është jashtëzakonisht i lirë, ku një vakt për dy veta, duke përfshirë dhe verë nëse dëshironi, fillon nga vlera 15 paund.
Hauer, një restoratn që ndodhet shumë pranë terminalit të trenave njihet ndryshe si oazi i qetësisë, ndryshe nga ç’shumë mund të mendonin. Ai daton që në vitin 1899 dhe ajo çka është më e rëndëishmja është që ka çmime shumë të lira. Një pjatë me brinjë derri dhe gjellë kushton vetëm 7 paund. Një copë torte për vetëm 2 paund.
Great Market Hall, është një prej tregjeve më të famshëm në Budapest ku ju mund të konsumoni çfarë dëshironi kundrejt çmimeve shumë të lira. Në mencën që është edhe si restoranti i këtij tregu ju mund të konsumoni një pjatë gulash apo një pjatë supë peshku për vetëm 4.50 paund. Nëse doni këtu këni mundësinë që të blini edhe produkte të ndryshme dhe të bëni një sanduic sipas shijes suaj të preferuar apo mund të konsumoni disa nga frutat e sezonit, që i gjeni edhe me çmime më të lira.
Karavan, ndodhet në zemër të lagjes së hebrenjve në rrugën Kazinczy dhe këtu ju mund të gjeni disa prej ushqimeve më të mira që shërbehen në rrugë. Vend ideal për të gjithë ata që kanë qënë në baret atyre afër dhe pasi kanë pirë duan të konsumojnë diçka. Një pjatë me krahë pule i gjeni për 5.50 paund, hamburger kushton 3 paund, një copë tortë për 2 paund.
Nëse doni të provoni akulloren më të mirë në këtë qytet, duhet të shkoni patjetër në sheshin March 15, pranë urës Elisabeth në anën e Pestit. Një shije është 1 paund por pas orës 9.30 të darkës, ato bëhen 60 pens.
Çfarë të bëni dhe të vizitoni
Spa-të termale/ Një prej gjërave pët të cilat Budapesti është bërë shumë i famshëm janë spa-të e tij, në të cilat ujërat i afrohen temperaturës 40 gradë celucius. Një prej më të mirave është Szechenyi Thermal Spa, e cila ndodhet në një pallat gjigand në parkun Varosliget. Hyrja kushton 15 paund. Të gjithë pijedashësit këtu kanë mundësinë për të marrë ofertën prej 26 paund, e cil përfshin hyrjen në spa dhe konsumimin pa limit të birrës, për nëj kohë prej 45 minutash.
Lagjia e hebrenjvë duhet vizituar patjetër dhe së bashku me të edhe lokalet e vjetra të cilat të sjellin ndërmen periudhën e komunizmit. Këshillohen disa prej bareve dhe lokaleve që ndodhen në rrugën Kazinczy. Nj gotë birrë kushton 3 paund, një gotë verë 2 paund. Szimpla Kert është zemra e jetës së natës. Por këshillohet që të mos shkoni gjatë fundjavave sepse baret dhe lokalet do t’i gjeni plot.
Nëse doni të konsumoni një kokteil këshillohet të shkoni në TOPRUM SkyBar, një bar që ndodhet në majë të Hotel Rum, ku çmimi mesatar per kokteil arrin në 5.65 paund.
Pasi të keni blerë të gjitha gjërat që doni të konsumoni në tregun The great market hall, ju mund të bëni një piknik përgjatë Danubit. Nuk duhet të lini pa vizituar Sinagogën, të bëni një xhiro me tramin turistik, Sheshin e Heronjeve (Hero’s Square), ishullin Margaret, Shëtitoren me Kepucë përgjatë Danubit, Bazilikën, Shtëpinë e Operas, Statujën e Lirisë, etj.