Vjosa del nga shtrati, prurjet çajnë argjinaturat, evakuohen banorët në disa fshatra

02/12/2017 9:03 AM 0 komente

Ashtu sikurse pritej prurjet e mëdha të ujit si  efekt i rreshjeve të dendura kanë çarë argjinaturat në lumin Vjosë. Gjatë natës por edhe gjatë mëngjësit Forcat e Armatosua si dhe Shtabet e Emergjencës kanë bërë ndërhyrje rast pas rasti duke evakuuar në disa raste edhe me forcë banorët që kanë refuzuar të lënë shtëpitë.

Fshatrat e prekura nga përmbytjet në qarkun e Vlorës janë Novoselë, Vitore, Mifol, Ferras.

Pavarësisht parashikimit për kushte ekstreme të Vjosës për fat të mirë situata ka rezultuar më e favroshme nga sa pritej kjo pasi edhe rreshjet nuk kanë pasur intensitetin që mendohej.

Pothuajse pjesa më e madhe e qeverisë është zhvendosur në Jug ku po menaxhohet edhe situata më e vështirë ndërkohë që Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e të premtes të ishte në Kamëz në një dalje të përbashkët me kryebashkiakun Xhelal Mëziu. Ai kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve si dhe nenvizoi nevojën për ndërhyrje në vijim me projekte konkrete për të minimizuar pasojat në të ardhmen.

Kamza ishte një nga zonat më të goditura nga përmbytjet e të enjtes në mbrëmje që paralizuan lëvizjen në këtë Bashki ndërkohë që bllokuan edhe autostraden Tirane-Durrës.

Kur duket se pjesa më e madhe e rrezikut ka kaluar meterologët sërish vënë theksin për kujdes pasi edhe ditët në vijim parashikohet të ketë rreshje të cilat do të jenë lokale por me intensitet të konsiderueshëm që mund të bëhen të rrezikshme në kushtet kur toka është e ngopur nga rreshjet që kanë që vijojnë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of