Po kërkoni të planifikoni një udhëtim të bukur këtë vit, por nuk po vendosni dot se ku të shkoni?
Ekspertët e “New York Times” kanë publikuar listën e tyre vjetore të 52 vendeve që duhet të vizitoni në vitin 2023.
Edicioni i këtij viti fokusohet te pyetja pse udhëtojmë, duke vënë theksin tek ushqimi, kultura, aventurat dhe bukuritë natyrore si katër prej elementëve kryesorë që na shtyjnë për të parë botën.
Si të tilla, vendet që ata kanë zgjedhur synojnë të ofrojnë disa ose të gjithë këto elemente – e ndoshta edhe më tepër.
Në mesin e 52 vendeve, media amerikane “New York Times” rendit edhe lumin Vjosa në Shqipëri për të cilin shkruan:
“Mbrojtja e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të Europës që ka mbetur i pandërprerë nga digat, nuk ka qenë e lehtë. Pas një dekade me projekte të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën natyrore të këtij lumi, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat e mbushura me komunitete të vjetra, qeveria shqiptare nënshkroi një angazhim në qershor të vitit të kaluar për të krijuar ‘Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa’.
Realizimi i këtij premtimi, i cili planifikohet të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global për ruajtjen e pasurive natyrore, duke mbrojtur kështu 120 milje nga rruga ujore prej 169 miljesh plot me kanione, e cila buron nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon Shqipërinë deri në detin Adriatik, duke përfshirë edhe degët e saj prej rreth 60 miljesh.
Për udhëtarët, sidomos ata që do të përshkojnë Rrugën e Re të Çiklizmit të UNESCO-s në Shqipëri, e cila kalon përgjatë lumit dhe nëpër vende të Trashëgimisë Botërore, të tilla si qyteti i Gjirokastrës, mbrojtja e Vjosës dhe sistemit të saj lumor, me mbi 1,100 lloje kafshësh, inkurajon zbulimin e vendbanimeve alpine, ku vendasit mirëpresin aventurierët për t’u ofruar një kafe, raki (pije alkoolike vendase) dhe mundësinë për të shijuar kulturën ballkanike, e cila shpesh anashkalohet” (Alex Crevar).
Më poshtë është lista e plotë e vendeve që duhet të vizitoni në vitin 2023, sipas “New York Times”
- Londër, Mbretëria e Bashkuar
- Morioka, Japoni
- Monument Valley Navajo Park Tribal, Arizona
- Kilmartin Glen, Skoci
- Auckland, Zelanda e Re
- Palm Springs, Kaliforni
- Ishulli Kangur, Australi
- Lumi Vjosa, Shqipëri
- Akra, Gana
- Tromsø, Norvegji
- Parku Kombëtar Lençóis Maranhenses, Brazil
- Butani
- Kerala, Indi
- Greenville, Karolina e Jugut
- Tucson, Arizona
- Martinikë
- Shkretëtira Namib, Afrika Jugore
- Hekurudha e Alaskës
- Fukuoka, Japoni
- Flores, Indonezi
- Guadalajara, Meksikë
- Tassili n’Ajjer, Algjeri
- Kakheti, Gjeorgji
- Nîmes, Francë
- Ha Giang, Vietnam
- Salalah, Oman
- Kuba
- Odense, Danimarkë
- Parku Kombëtar Uluru-Kata Tjuta, Australi
- Boquete, Panama
- Tarragona, Spanjë
- Charleston, Karolina e Jugut
- Cayos Cochinos, Honduras
- Burgundy Beer Trail, Francë
- Stamboll, Turqi
- Taipei, Tajvan
- El Poblado, Medellín, Kolumbi
- Lozanë, Zvicër
- Methana, Greqi
- Louisville, Kentaki
- Manaus, Brazil
- Vilnius, Lituani
- Macon, Gjeorgji
- Madrid, Spanjë
- Grand Junction, Kolorado
- La Guajira, Kolumbi
- Bergamo dhe Brescia, Itali
- American Prairie, Montana
- Qytetet Lindore, Quebec
- New Haven, Konektikat
- The Black Hills, Dakota e Jugut
- Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë