VL Travel: Saranda, atraksion jo vetëm bregdetar, por edhe kulturor

26/04/2016 8:59 AM 0 komente

Qyteti i Sarandës konsiderohet si perla e Rivierës Shqiptare për shkak të bregdetit të saj të mrekullueshme, por gjithashtu njihet edhe për trashëgiminë kulturore dhe historike, e cila tregon historinë e lashtë të popullit shqiptar, në prova dhe fakte reale.

Krahas paketave turistike për Shqipërinë dhe Ballkanin, agjencia italiane VL Travel shkruan edhe për pasurinë kulturore të qytetit të Sarandës.
Nuk është hera e parë që një media italiane shkruan për vendin tonë, sidomos për Sarandën dhe plazhet e Rivierës shqiptare, duke qenë se ata kanë qenë shpesh në fokus të bregdetit tonë jonian.

VL Travel shkruan se Qyteti i Sarandës ka gjithçka duhet për të parë dhe për t’u argëtuar nga turistët, duke filluar nga bregdeti i pastër dhe ujërat blu të detit Jon, si dhe qytetin antik të Butrintit, një nga vendet më të rëndësishme kulturore në Ballkan.

“ Butrinti është e vendosur në pjesën jugore të Shqipërisë, në afërsi të ishullit te Sazanit, baza ish-ushtarak tashmë e shndërruar në një atraksion turistik. Në qytetin e vogël bregdetar të Sarandës, turistët mund të vizitojnë 13 kështjella, 21 tempuj dhe objekte kulti, 5 mbetje të qytetërimeve të lashta dhe dhjetëra monumente”- përfundon artikulli.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of