Volkswagen do të hapë fabrikë në Turqi

07/10/2019 9:35 AM 0 komente

Sipas një informacionit që përcjell Gazeta Zyrtare e Regjistrit Tregtar të Turqisë firma «Volkswagen» me seli në Gjermani ka krijuar në Manisa të Turqisë një shoqëri anonime me kapital 150 milionë euro (953,5 milionë lira turke) me emrin “Volkswagen Turkey Otomotiv Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi”.

Siç bëhet e ditur shoqëria tregtare me kapital gjerman është themeluar me qëllim për ushtruar aktivitetin e saj kryesisht në këto fusha: “dizenjimi, prodhimi dhe montimi i automobilave, kamionëve dhe çdo lloj mjeti motorik dhe për qëllime transporti; dizenjimi, prodhimi dhe montimi i pjesëve dhe komponentëve të këtyre mjeteve; shitja, importi dhe eksporti i të gjitha këtyre produkteve si dhe i gjithë aktiviteti i shkruar në statutin e shoqërisë”.

/TRT TURKEY

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of