Volkswagen Golf

01/06/2020 5:00 PM 0 komente

Pavarësisht performancës, seria e tetë  shkurton qartë urën me versionet e  mëparshme. Ka një teknologji hibride të butë 48 volt dhe një kabinë të versionit 2.0. Ndoshta një detaj i vogël por që po merret seriozisht nga ana e Volkswagen

 

Në dizajnin e jashtëm i qëndron plotësisht natyrës së vet, por brenda automjetit kanë ndryshuar aq shumë karakteristika të cilat e identifikonin Golfin, sa mund t’ju duket gati i panjohur. Pjesa brenda mbetet besnik e traditës deri në detaje.

Madje edhe “poshtë lëkurës” mund të flasim për traditë, duke pasur parasysh se kjo gjeneratë e tetë lindi falë platformës multifunksionale të Mqb dhe nuk parashikon ndryshime thelbësore në bazën e rrotave (madje as për gjatësinë). Kjo konfirmohet edhe nga bagazhi, i cili mbeti identik në kapacitet në krahasim me serinë e mëparshme: 380 litra.

PROJEKTIMI CX

E megjithatë, edhe pse përmasat janë lehtësisht të njohura, nuk mungojnë disa veçori të reja të rëndësishme. Dritat tashmë janë LED (Matrix në versionet më të mira) dhe kanë një pamje krejtësisht të re nga e kaluara. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ky version duket risi nga ana e Volkswagen. Dizajni i ri ka bërë të mundur gjithashtu përmirësimin e aerodinamikës, me Cx që ka kaluar nga 0.30 në 0.275, dukshëm më efikase.

Ndjesia që të krijohet në shikim të parë është se ky Volkswagen ka fituar më shumë terren përpara konkurrencës, të paktën në mënyrën e ndarjes së kabinës. Jo vetëm sepse pothuajse të gjitha versionet dalin nga fabrika me dy ekrane të bashkuara 10.25 inç, por edhe sepse sistemi multimedia D ndërhyn me thjeshtësi dhe është i plotë.

Çelësat fizikë thuajse nuk janë më, duke i dhënë kroskotit një pamje absolutisht të pastër dhe moderne. Sigurisht, zgjedhja tradicionale mbetet ende më e preferuara në shumë këndvështrime, pasi përcjell një stil më të thjeshtë dhe ka më pak shpërqendrime, por duhet pranuar që këtu të gjitha sipërfaqet e teknologjisë reagojnë në mënyrë perfekte.

Një ndryshim teknologjik që shkon paralelisht me cilësinë, diçka që mund ta hasim edhe në versionin e ri. Madje ka disa detaje intriguese, siç janë dritat e ambientit, ndërsa plastika e fortë shfaqet vetëm në pjesën e poshtme të automjetit: ndoshta e përdorur pak më shumë se sa duhej.

Kur jeni në drejtim, do të zbuloni një tjetër risi. Për herë të parë, modeli gjerman më i dashur për italianët vjen në një version hibrid të butë prej 48 volt, i cili ju lejon të rikuperoni një sasi të konsiderueshme energjie gjatë frenimit. Nuk udhëtoni me energji elektrike, si në variantet më komplekse dhe më të shtrenjta, por falë një gjeneratori të veçantë, mundësuar nga një bateri shumë e vogël litiumi.

Një nxitje e vogël, e cila vepron vetëm në metrat e parë, kur ndizni automjetin. Rrotat fillojnë të lëvizin pas një nisje të ngadaltë. Sistemi, në çdo rast, përdoret për të rindezur gjithashtu motorin sa më shpejt. Për shembull, pas ndërhyrjes Start & Stop ose në një shpejtësi të konsiderueshme, gjatë përfundimit të një faze (makina vazhdon procesin në mënyrë neutrale, me fikjen e motorit termik).

Sigurisht, drejtuesi i gjithçkaje mbetet motori 1.5 turbobenzinë prej 150 kuaj fuqi, i cili, pas një nisje të ngadaltë, siç ndodh shpesh me motorë të vegjël, fillon të përshpejtojë me bindje drejt intervalit. Kjo është konfirmuar, të paktën nga performanca: 8.5 sekonda në 0-100 km/h në letër tregon se ky model qëndron larg spektrit të një performance të ulët. Për t’u vlerësuar është edhe momenti përdredhës maksimal, 250 Nm në 1.500 xhiro, por edhe kambio automatike, një Dsg me shtatë raporte që është i shpejtë dhe i saktë, ndërsa zhurma thuajse është e papërfillshme në ndryshimet e marsheve. Për momentin, kambio automatike është e vetmja që përcjell butësi në 48 volt.

Në versionet manuale, ju duhet të krijoni një lidhje me motorin klasik termik, pa ndihmën e teknologjisë hibride. Është për të ardhur keq, sepse kjo duket një zgjidhje ideale, të paktën duke gjykuar nga rezultatet e kompjuterit në bord, në fund të provës: më shumë se 17 kilometra me një litër nuk është aspak keq, sidomos kur je duke kryesuar listën e shitjeve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of