Volkswagen Passat

18/11/2019 2:50 PM 0 komente

Një prej shtyllave të kompanisë prodhuese të Wolfsburgut i lejon vetes një retushim. Në zhvillim, autonomia elektrike e versionit hibrid plug-in është e epur dhe e rehatshme. E kompletuar me pajisjet e Adas

 

Ekzistojnë të paktën disa arsye se pse ridizejnimi në mes të karrierës i Passat është më i parëndësishëm se kurrë. Fillimisht, pasi në Wolfsburg janë avokatë kokëfortë të konservatorizmit formal. Gjithashtu, kjo është seria e fundit e modelit të prodhuar në fund të 2015-ës, nën mbikëqyrjen e Walter de Silva, i cili preferoi të mbante lapsat dhe krijimtarinë e tij në gji. Për më tepër që makina gjermane pëlqehet nga klientët e saj besnikë ashtu siç është.

Deri më sot janë shitur 30 milionë, ndërsa pëzgjidhet më shumë versioni me portobagazh. Rinovimi është i gjithi nën lëkurë dhe nis nga varianti GTE me motor hibrid plug-in, kapaciteti i baterisë me jone litiumi e instaluar përpara boshtit të pasmë, e rritur me 31% dhe kalon nga 9,9 në 13 kWh. Kjo do të thotë se në krahasim me GTE-në aktuale, autonomia elektrike kalon nga 50 në 70 kilometra, të llogaritura sipas ciklit Nedc, por në bazë të Wltp më realiste, ato janë 55.

E HESHTUR DERI NË 140

Fuqia i është besuar një motori TSI 1.4 litra me 156 kuaj fuqi e lidhur me një njësi elektrike me 115 duke bërë që fuqia e kombinuar e sistemit të jetë 218 kuaj fuqi. Transmetimi përdor një kambio me dopio freksion dhe gjashtë raporte, të dizajnuara posaçërisht për mekanikën hibride. GTE nis gjithmonë me modelin elektrik dhe me akumulatorin e karikuar shkon në 140 km/h, kufiri që më pas aktivizohet turbobenzina. Rikarikimi i Passat me spinë është i rehatshëm, e menduar për të marrë kilometra në një ambient të mbytur. Mund të jetë e mbytur dhe mund të mbështetet në një shpërndarje të fuqishme, veçanërisht në programin e drejtimit të modelit më sportiv.

Veçanërisht në qytet vlerësohet heshtja e marsheve dhe emetimi zero. Konfigurimi inteligjent i përdorimit hibrid është kalibruar për të balancuar më mirë performancën dhe rikuperimin e energjisë. Në kthesa, GTE merr përsipër shumë, pavarësisht se nuk shkëlqen për shkathtësinë, ndërsa tonazhi dhe pesha nuk ndihmojnë. Në përgjithësi, në çdo rast ka stabilitet dhe filtron mirë ashpërsinë. Në autostradë, kompleti i gjerë i mjeteve të ndihmës në drejtim, që përfshin rregullatorin aktiv të shpejtësisë dhe sistemin e ruajtjes së trajektores, ta bëjnë jetën më të lehtë. Edhe për faktin se makina mund të rregullojë në mënyrë të pavarur shpejtësinë në bazë të tabelave sinjalizuese që shfaqen në rrugë, duke ulur ritmin përpara hyrjeve në kthesa, rethrrotullimeve apo kryqëzimeve.

KATËR ME NAFTË

Gama e motorëve përveç GTE, përfshin atë 1.5 TSI me benzinë me 150 kuaj fuqi, dhe një numër TDI: 1.6 me 120 kuaj fuqi dhe atë 2.0 në versione 150, 190 dhe 240 kuaj fuqi. E para quhet Evo dhe krenohet me kanalet e rishikuara të marrjes, pistona të reja çeliku, shufra lidhëse të zgjatura, bosht i dizajnuar rishtazi dhe presion të zvogëluar të gazit të shkarkuar. Dy grupe, Business dhe Executive, me çmime që nisin nga 34.600 euro për sedanin 1.5 me 150 kuaj fuqi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of