Më e vogël nga Suv-i i Wolsburgut i konstruktuar mbi platformën e Polo-s, me personalitet të spikatur dhe cilësi solide rrugore. Model me pajisje të respektueshme të Adas
Janë vetëm 12 cm gjatësi që ndajnë T-Cross nga modeli më i madh T-Roc të pranuara të hyjnë me titull të plotë në segmentin e Suv urbane, në zonën e 4,1 m. Është një kategori që në Europë regjistron 1,83 milion automjete (në vitin 2018 është rritur me 37 %) dhe që pëlqehet shumë edhe në Kinë. Këto janë argumente që e kanë bindur Volkswagenin të futet në këtë betejë, duke qenë se e ka të gatshme për përdorim një platformë modulare Mqb AO të Polo-s. Kjo e fundit është 5,5 cm më e shkurtër, rreth 14 cm më e ulët, por me të njëjtin hap prej 255 cm.
Megjithatë, bëni kujdes! Mos e konsideroni T-Cross si një Polo të gufuar. Kjo B-Suv ka një fizionomi stilistike të vetën, është robuste dhe me pamje mashkullore. Vendosja e panelit të komandimit është racional, me instrumente dixhitale të renditura dhe të pozicionuara lart: ekrani me prekje 8 është intuitiv dhe i lidhur me rrjetin. Materiali i përdorur për veshjen e panelit të komandimit dhe dyert nuk bie shumë në sy, është i thjeshtë dhe pak i ashpër.
Por, këtë e kompenson hapësira e brendshme e bollshme proporcionale me dimensionet e jashtme. Meritojnë vlerësim edhe zgjidhjet e zgjuara, si sediljet e pasme që rrëshqasin 14 cm në sensin gjatësor, gjë që garanton hapësirë më të madhe për pasagjerët ose bagazhet – kapaciteti minimal i ngarkesës është 385 litra – sipas nevojës. Motori trecilindërsh turbobenzinë paraqitet në dy versione: 95 kf me një moment përdredhës maksimal 175 Nm ose një version më i fortë me 115 kf dhe 200 Nm, me kambio me dopio freksion dhe me 7 marshe (në vazhdim do të debutojë diesel 1,6 TDI, 95 kf dhe 250 Nm). Nuk është disponibël tërheqja e integruar.
FILLON NGA 19 MIJË EURO
Megjithëse ka një ashpërsi në përshpejtim, veçanërisht në regjim të lartë pune, motori ka një shpërndarje të rregullt, nuk vibron dhe është mjaftueshëm i qetë. Transmisioni Dsg ngre cilësitë e nisjes dhe të rimarrjes së shpejtësisë, duke optimizuar kualitetin e ecjes. Përsa i përket timonit është arritur një kompromis ndërmjet komfortit dhe gatishmërisë me një prevalencë të së parës ndaj të dytës. Një diskutim analog bëhet edhe për rregullsinë: butësia ndaj ashpërsisë, me prirje ndaj një shtrirjeje fiziologjike kur është në ecje.
Pedali i frenave është shumë i ndjeshëm, që të kujton makinat sportive. Kujdes është treguar për sistemet e sigurisë, të cilat përfshijnë frenimin emergjent automatik kur vërehen këmbësorë, ka asistencë gjatë ndërrimit të korsive dhe sinjalizimin e këndeve të errëta, monitorimin e trafikut pas shpine si dhe gjendjen psikofizike të drejtuesit. Çmimet fillojnë nga 19.000 euro për 95 kf me kambio manual. Por, për të pasur një model 115 kf me Dsg dhe disqe 17” e modeluar si Advanced, e kompletuar me projektorë Led dhe kontrollin përkatës, duhen 24.550 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.