Ministria bullgare e Ekonomisë tha se u takua me përfaqësuesit gjermanë të kompanisë së prodhimit të pjesëve të makinave, VOSS Automotive, për të diskutuar planet e kompanisë për të ngritur një strukturë të re prodhimi në Europën Lindore dhe mundësitë për ndërtimin e një fabrike në Bullgari, raporton SeeNewS.
Në maj të këtij viti, VOSS Automotive, hapi fabrikën e saj të parë në Bullgari, e cila tashmë është certifikuar nga Grupi Volkswagen i Gjermanisë, tha në një deklaratë për shtyp Ministria e Ekonomisë.
Kompania ka investuar rreth 15 milionë euro (16.6 milionë dollarë amerikanë) në Parkun Industrial të Bahovitsas, afër qytetit bullgar të Lovech-it.
Ekipi i kompanisë VOSS Automotive zgjodhi në mënyrë unanime Bullgarinë midis më shumë se 22 vendeve, për ndërtimin e biznesit të radhës.
“Njerëzit e arsimuar dhe shumë të motivuar, infrastruktura e qëndrueshme, anëtarësimi i Bullgarisë në BE dhe mjedisi i qëndrueshëm politik dhe ekonomik na bënë ne të zgjedhim unanimisht Bullgarinë”, tha Roland Weiss, drejtori menaxhues i VOSS Automotive Bullgaria.