Orët e gjata në punë, ne pozicionin ulur ju kanë shtuar dhimbjet e mesit? Sporti është çfarë këshillojnë mjekët, por duhet të zgjidhni të duhurin.
Zgjidhni atë që ju çlodh muskujt pa ju shkaktuar stres në shtyllën kurrizore.
Nëse pëlqeni notin apo yoga-n mund të rrini të qetë, keni bërë zgjedhjen e duhur sepse këto aktivitete fizike zgjasin muskujt dhe lehtësojnë dhimbjet. E gjithë kjo përkthehet në shlodhje.
Nga ana tjetër, tenisi, volejbolli apo vrapi, kanë efekt të kundërt prandaj e mira është që t’I evitoni qoftë edhe nëse dhimbja e shpinës nuk është e përhershme.
Noti, yoga, gjimnastikë uji dhe pilates. Janë të gjitha përgjigje të mira për dhimbjen e shpinës, sado që, në krye të listës, dhe këtu nuk ka fare diskutime, qëndron yoga. Drejton shtyllën kurrizore duke larguar kështu dhimbjet e sforcimet e saj. Të gjitha lëvizjet e saj janë të mira për të shpërndarë gjakun.
E njëjta gjë vlen edhe për sportet e ngjashme me këtë disiplinë, si pilates, që kontribuon në shlodhjen e muskujve të fokusuar sidomos në zonën e mesit.
Një tjetër disiplinë po aq e rëndësishme është noti. Në ujë, ngarkesa e shtyllës kurrizore, zvogëlohet dukshëm dhe lëvizjet bëhen më të lehta; noti në shpinë është ai që këshillohet më shumë sepse lodh më pak shtyllën kurrizore. Stili i lirë nuk konsiderohet dhe aq miqësor sepse thekson harkun e mesit.
Gjimnastika e ujit forcon muskujt por duhet bërë kujdes me llojin e ushtrimeve, nuk duhet të sforcoheni.
Edhe ecja është zgjidhje e mirë nëse zgjidhni këpucët e duhura. Nëse ecni çdo ditë për rreth një orë, do të parandaloni dhimbjet e zakonshme. Ushtrimet e palestrës duhet të jenë të udhëzuara drejt pasi çdo sforcim mund të sjellë dëme në vend të përmirësimit të gjendjes.