ENGLEWOOD, Colo. & Athinë, Greqi – Western Union, lider në shërbimet e pagesave në mbarë botën, shpalli rifillimin e shërbimit të dërgesave të parave Western Union nga Greqia nëpërmjet agjentit WorldBridge Payment Institution (Paylink®), duke iu dhënë mundësinë klientëve të dërgojnë para nga Greqia në më shumë se 200 shtete dhe territore. Shuma e lejuar për çdo klient gjatë një muaji është 500 euro. Gjithashtu do të aplikohen edhe kufizimet mujore për çdo agjent, detyrime përcaktuar nga qeveria.
Rifillimi i këtij shërbimi vjen pas zbatimit të një akti të ri ligjor nga qeveria greke i cili lejon një numër të caktuar operatorësh të transfertave të parave të rifillojnë dërgesat e parave nën kushte të veçanta dhe mbikqyrjen e Bankës së Greqisë. WorldBridge, ashtu si çdo institucion pagesash ka një kufi për të gjitha dërgesat e parave.
Western Union ka rifilluar tashmë shumë nga shërbimet e transfertave të parave për në Greqi me pagesa CASH nga transfertat ndërkombëtare dhe ato brenda vendit, të disponueshme në më shumë se 1.500 agjenci anembanë Greqisë. Transaksionet e transfertave të parave Western Union të pagueshme në euro, nga rrjeti i agjentëve Paylink dhe ELTA – Autoriteti Postar i Greqisë, nuk janë objekt i kontrollit të kapitaleve greke.
“Sëbashku me agjentët tanë, ne kemi punuar shumë për rifillimin e plotë të shërbimeve Western Union në Greqi. Ky ka qënë një prioritet për ne, që nga nisja detyruar e pushimeve bankare në fund të qershorit, duke synuar të ndihmojmë klientët tanë në Greqi në këtë kohë të vështirë financiare,” – tha Giovanni Angelini, Senior Zv./President dhe Drejtor i Përgjithshëm për Evropën në Western Union.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.