WhatsApp regjistron më shumë se 1,4 miliardë telefonata për Vitin e Ri

04/01/2021 1:12 PM 0 komente

Shifra rekord për WhatsApp mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Aplikacioni në pronësi të Facebook regjistroi më shumë se 1,4 miliardë telefonata dhe videothirrje, për shkak të pandemisë dhe distancimit social.

Ky është numri më i madh i telefonatave të regjistruara në një ditë nga WhatsApp. Vlera është rritur më shumë se 50% krahasuar me të njëjtën ditë të një viti më parë.

“Gjatë gjithë vitit, kemi regjistruar në Facebook rekorde në përdorimin e chat-video në Messenger, Instagram dhe WhatsApp, dhe nata e ndërrimit të viteve nuk bën përjashtim. Është një natë historikisht shumë e ngarkuar për shërbimet tona, por këtë vit kemi arritur një rekord të ri” – shpjegoi në një postim zyrtar, Caitlin Banford, Technical Programme Manager në Facebook. Mbrëmjen e ndërrimit të vitit janë regjistruar më shumë se 55 milionë transmetime live në Facebook dhe Instagram, në nivel global.

Video-thirrjet u bënë, pa dyshim, funksioni më i kërkuar në vitin 2020, kur njerëzit iu drejtuan teknologjisë për të qëndruar në kontakt dhe për të zgjidhur gjërat, në kushtet e distancimit social dhe urdhrave për të qëndruar në shtëpi.

“Përpara COVID-19, mbrëmja e ndërrimit të viteve ka regjistruar rekorde në Facebook, tek opsioni i mesazheve, në shkëmbimin e fotove me miqtë, në të gjithë botën. Megjithatë, në mars të 2020-s. ditët e para të pandemisë regjistruan rekord në trafik, që do ta bënin mbrëmjen e ndërrimit të viteve shumë më pak të rëndësishëm – dhe kjo zgjati 6 muaj” – deklaroi Caitlin Banford, Technical Programme Manager në Facebook.

“Këtë vit, mbrëmja e Vitit të Ri kishte një aspekt shumë të ndryshëm, kishim një ekip inxhinierësh në aplikacionet e Facebook, të gatshëm të zgjidhnin çdo problem, në mënyrë që zilja e telefonit të binte në 2021”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of