WhatsApp rrezikon gjobë për shkelje të rregullave të BE-së

26/01/2021 6:42 PM 0 komente

WhatsApp, shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook, mund të gjobitet deri në 50 milionë euro për shkelje të rregullave mbi mbrojtjen e të dhënave të Bashkimit Europian.

Aplikacioni akuzohet se nuk ka dhënë informacione të përshtatshme te klientët mbi ndarjen e të dhënave me Facebook. Sipas ANSA-s, javën e ardhshme komiteti i privatësisë së BE (EDPB) duhet të diskutojë çështjen gjatë seancës plenare me përfaqësuesit e autoriteteve kombëtare të mbrojtjes së të dhënave.

Sanksioni paraprak, për të cilin po diskutojnë ende agjencitë e ndryshme të privatësisë së BE-së, mund të përfaqësojë një nga më të lartit e vendosur ndonjëherë nën Rregulloren e Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR), në fuqi që nga viti 2018.

WhatsApp mund të gjobitet nga 30 deri në 50 milionë euro për mosrespektimin e plotë të kërkesave të transparencës të përcaktuara nga GDPR. Përveç kësaj, autoritetet për mbrojtjen e privatësisë mund të kërkojnë që WhatsApp të ndryshojë mënyrën se si i trajton të dhënat e përdoruesit për të qenë më transparent.

Burimi: ANSA

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of