{"id":271167,"date":"2021-12-09T15:18:51","date_gmt":"2021-12-09T14:18:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.monitor.al\/?p=271167"},"modified":"2021-12-10T13:13:01","modified_gmt":"2021-12-10T12:13:01","slug":"shtrenjtohet-ndjeshem-jetesa-kercen-inflacioni-ne-nentor-arrin-ne-3-1-niveli-me-i-larte-ne-10-vjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.monitor.al\/shtrenjtohet-ndjeshem-jetesa-kercen-inflacioni-ne-nentor-arrin-ne-3-1-niveli-me-i-larte-ne-10-vjet\/","title":{"rendered":"Shtrenjtohet ndjesh\u00ebm jetesa, k\u00ebrcen inflacioni n\u00eb n\u00ebntor, arrin n\u00eb 3.1%, niveli m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb 10 vjet"},"content":{"rendered":"
\u00c7mimet n\u00eb muajin n\u00ebntor kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb ndjeshme, duke reflektuan shtrenjtimin e shum\u00eb produkteve baz\u00eb, kryesisht ushqime dhe pije alkoolike si dhe kostot e transportit.<\/p>\n
INSTAT njoftoi se inflacioni, apo Indeksi i \u00c7mimeve t\u00eb Konsumit t\u00eb Konsumit, q\u00eb mat ndryshimin e nj\u00eb shporte baz\u00eb mallrash u rrit me 3.1% n\u00eb n\u00ebntor, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n
Kjo \u00ebsht\u00eb rritja m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, q\u00eb nga korriku i vitit 2011, kur inflacioni ishte n\u00eb nivelin e 3.6%.<\/p>\n
P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 10 vjet inflacioni ka tejkaluar objektivin e sh\u00ebnjestruar t\u00eb bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej 3%. Deri tani Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve, kishte ndjekur nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb ndjeshme leht\u00ebsuese, duke e ulur norm\u00ebn baz\u00eb (instrumentin q\u00eb ajo ka n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb tregjet financiare dhe ofert\u00ebn e paras\u00eb) n\u00eb nivele minimale historike prej 0.5%. Banka ka sinjalizuar se mund t\u00eb ndryshoj\u00eb kahun e politik\u00ebs monetare n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb inflacionit.<\/p>\n
Pse u rrit\u00ebn \u00e7mimet<\/strong><\/p>\n T\u00eb gjitha grupet kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb \u00e7mimeve, por m\u00eb i fort\u00eb ka qen\u00eb efekti i ushqimeve dhe pijeve, t\u00eb cilat z\u00ebn\u00eb dhe pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shpenzimeve t\u00eb nj\u00eb familjeje, me rreth 42% q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb rajon dhe Europ\u00eb (n\u00eb bashkimin Europian kjo pesh\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 13%). Si rrjedhoj\u00eb, \u00e7do shtrenjtim i produkteve ushqimore ka efekt t\u00eb lart\u00eb n\u00eb inflacion.<\/p>\n Sipas INSTAT, Rritja vjetore e \u00e7mimeve n\u00eb muajin N\u00ebntor \u00ebsht\u00eb ndikuar kryesisht nga grupi \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me +1,77 pik\u00eb p\u00ebrqindje, pasuar nga grupi \u201cTransporti\u201d me +0,47 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me +0,34 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me +0,13 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupeve \u201cKomunikimi\u201d dhe \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,10 pik\u00eb p\u00ebrqindje secili. \u00c7mimet e grupit \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,09 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,07 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,06 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cSh\u00ebndeti\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,03 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201d kan\u00eb kontribuar me +0,02 pik\u00eb p\u00ebrqindje. \u00c7mimet e grupit \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d kan\u00eb kontribuar me -0,04 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n Ndryshimet vjetore t\u00eb grupeve kryesore:<\/strong><\/p>\n Krahasuar me muajin N\u00ebntor 2020, rritja m\u00eb e madhe e \u00e7mimeve v\u00ebrehet n\u00eb grupin \u201cTransporti\u201d me 8,8 %, pasuar nga grupet \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d me 5,0 %, \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me 3,8 %, \u201cKomunikimi\u201d me 3,2 %, \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d me 2,4 % \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me 1,7 %, \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d dhe \u201cPije alkoolike dhe duhan\u201d me 1,6 % secili, \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d dhe \u201cSh\u00ebndeti\u201d me 0,8 % secili, \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201d me 0,5 %. Nd\u00ebrsa, grupi \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d u ul me 0,5 %.<\/p>\n Brenda grupit t\u00eb ushqimeve \u00e7mimet e n\u00ebngrupit \u201cfruta\u201d u rriten me 13,9 %, pasuar nga n\u00ebngrupet \u201cvajra dhe yndyra\u201d me 8,7 %, \u201cbuk\u00eb dhe drith\u00ebra\u201d me 6,6 %, \u201csheqer, re\u00e7el, mjalt\u00eb, \u00e7okollata dhe \u00ebmb\u00eblsira\u201d me 5,5 %, \u201czarzavate p\u00ebrfshir\u00eb patatet\u201d me 5,1 %, \u201cqum\u00ebsht, djath\u00eb dhe vez\u00eb\u201d me 4,3 %, etj.<\/p>\n <\/p>\n Ndryshimet mujore t\u00eb grupeve kryesore: <\/strong><\/p>\n Krahasuar me muajin Tetor 2021, \u00e7mimet e grupit \u201cTransporti\u201d u rrit\u00ebn me 1,5 %, pasuar nga grupet \u201cArg\u00ebtim dhe kultur\u00eb\u201d me 1,4 %, \u201cHotele, kafene dhe restorante\u201d me 0,5 % \u201cMobilje, pajisje sht\u00ebpie dhe mir\u00ebmbajtje e sht\u00ebpis\u00eb\u201d me 0,4 % \u201cQira, uj\u00eb, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse dhe energji\u201d me 0,3 %,\u201cKomunikimi\u201d dhe \u201cSh\u00ebrbimi arsimor\u201d me 0,1 % secili. Nga ana tjet\u00ebr \u00e7mimet e grupit \u201cUshqime dhe pije joalkoolike\u201d u ul\u00ebn me 0,2 % pasuar nga grupet \u201cVeshje dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d dhe \u201cMallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme\u201d me 0,1 %, secili.<\/p>\n