Treguesi referencë për naftën e papërpunuar aMerikane, WTI ra për të katërtën ditë radhazi pasi të dhënat e industrisë treguan se rezervat e naftës së papërpunuar u rritën për të nëntën javë në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë.
WTI për dorëzimet e janarit ra gati 32 cent në 93.36 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, dhe ishte në 93.43 dollarë. Kontrata humbi 0.4 për qind në 93.68 dollarë dje. Vëllimi i të gjitha kontraatve të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 50 për qind nën mesataren 100 ditore.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e janarit fitoi 5 cent në 110.93 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndsaj WTI ishte në një prim prej17.50 dollarë. Raporti ishte 17.20 dollarë dje, diferenca më e gjerë në më shumë se tetë muaj bazuar në çmimet e mbylljes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.