WTI pranë nivelit më të ulët në tetë muaj; Brent i qëndrueshëm

11/09/2014 9:35 AM 0 komente

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtua pranë nivelit më të ulët në tetë-muaj si pasojë e spekulimeve se rritja e prodhimit bruto të SHBA-së do të rrisë furnizimin e tepërt në konsumatorin më të madh të naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ka qenë i qëndrueshëm në Londër.

WTI për dorëzimet e tetorit ishte në 91.58 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, ku ra 9 cent. Kontrata ra 1.08 dollarë në 91.67 dollarë dje, mbyllja më e ulët që nga 9 janari. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtouara ishte rreth 9 për qind nën mesataren 100-ditore.

Brent për dorëzimet e tetorit ishte 16 cent më poshtë në 97.88 dollarë për fuci në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 6.32 dollarë. Ajon u mbyll në 6.37 dollarë dje.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of