Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI ra për herë të parë në tre ditë si pasojë e shenjave se administrata Obama po lehtëson kufizimet në eksportin e naftës amerikane super të lehtë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent në Londër ra.
WTI për dorëzimet e gushtit u rrit gati 1.47 në 107.50 dollarë për fuçi në tregtimin bursën e Neë York dhe ishte në 106.71 dollarë. Kontrata ra 0.1 për qind në 106.03 dollarë dje. Çmimet janë rritur 8.4 për qind këtë vit.
Brent për dorëzimet e gushtit ra 19 cent në 114.27 dollarë në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 7.55 dollarë nga 8.43 dollarë që shënonte dje.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.