WTI tregtohet afër nivelit më të lartë në katër muaj
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar, WTI u tregtua afër çmimit më të lartë në më shumë se katër muaj si pasojë e spekulimeve të ‘ripërtërira’ se trazira në Siri do të përhapet edhe në pjesët e tjera të Lindjes së Mesme dhe do të ndërpresë furnizimet.
WTI për dorëzimet e korrikut ishte në 97.76 dollarë për fuçi, duke rënë 9 cent në bursën e New York. Vëllimi i të gjitha konratave të së ardhmes të tregtuara ishte 3.4 përqind nën mesataren 100-ditore. Kontrata u rrit 1.2 për qind në 97.85 dollarë në 14 qershor, duke avancuar me ritmet më të shpejta që nga 7 qershori.
Komente