WTI tregtohet afër nivelit më të ulët në pesë javë; Brent tregtohet në 107.26 dollarë për fuci

07/01/2014 9:31 AM 0 komente

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tregtua në afërsi të çmimit më të ulët në më shumë se pesë javë si pasojë e spekulimeve se rezervat e naftës së përpunuar dhe benzinës u rritën në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë.

WTI për dorëzimet e shkurtit ishte në 93.65 dollarë për fuçi në bursën e Neë York, duke u rritur 22 cent. Kontrata ra 0.6 për qind në 93.43 dollarë dje, mbyllja më e ulët që nga 29 nëntori dhe i dha fund rënies prej 6.9 për qind gjatë pesë ditëve. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 47 pqër qind nën mesataren 100 ditore.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e shkurtit fitoi 53 cent në 107.26 dollarë për fuçi në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 13.61 dollarë. Raporti u zgjerua për të pestën ditë radhazi dje për tu mbyllur në 13.48 dollarë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of