Në Worldwide Developers Conference (konferenca vjetore që kompania me bazë në Cupertino organizon për zhvilluesit – do të mbahet nga data 5 – 9) qershor, Apple do të prezantojë të reja të rëndësishme. WWDC është një rast për Apple për të shfaqur përditësimet në sistemin operativ.
Sipas disa informacioneve, Apple pritet t’i shfaqë botës përditësimet e fundit të iOS. Por do të ketë të reja të rëndësishme edhe për Apple Watch, Apple TV dhe MacOS. Shumë flasin edhe për mundësinë që të shohin në skenë iPad Pro të ri, burime të tjera nga kompania thonë se do të ketë një përditësim të gamës së MacBook.
Eventi do të mbahet në McEnery Convention Center në San Jose, Kaliforni. Ju mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në internet këtë event (në site-n e eventit dhe të Apple, e hënë, ora 17:00 me orë lokale në vendin tonë).
Nëse keni Siri në smartphone-n tuaj ose në iPad, mjaft t’i thoni Inteligjencës Artificiale “Hap eventin e WWDC 2017” dhe asistenti personal do t’ju njoftojë në momentin e duhur.
Lë të shohim më në detaje se çfarë pritet në WWDC 2017
iOS 11
Siç e thamë WWDC është një ngjarje e menduar për të prezantuar risitë që lidhen me sistemet operative të Apple. Një ndër lajmet kryesore do të jetë prezantimi i sistemit të ri operativ iOS 11. Ky përditësim ka të bëjë veçanërisht me Siri. Për shumë, mund të ndryshojë, edhe pse pak, për ta bërë më natyral, zëri i asistentit personal të Apple. IA do të jetë më precize dhe do të ketë performancë më të mirë.
MacOS 10.13 e WatchOS 4
Deri tani dihet shumë pak për përditësimin e MacOS. Thashethemet më të vazhdueshme lidhen me emrin – mund të jetë Malibu, Mojave ose një vend tjetër që fillon me shkronjën ‘M’. Pritet përditësimi i sistemit operativ i WatchOS 4. Sipas burimeve pranë kompanisë, ky përditësim do të plotësojë planin e kontrollit dhe trajnimeve ose edhe sporteve të tjerë. Një risi e rëndësishme do të jetë monitorimi i glukozës në gjak, që do t’u vinte në ndihmë shumë njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti.
iPad Pro
Sigurisht që kjo është një ndër të rejat më të shumëpritura nga të pasionuarit. Mendohet se bëhet fjalë për iPad Pro 2. Tableti do të ketë ekran 10,5 inç. Sipas disa burimeve, Apple mendohet se i ka prodhuar këto pajisje që në marsin e vitit të kaluar, rreth 500 mijë iPad të rinj, që do t’i prezantojë në këtë event dhe do t’i nxjerrë në shitje shumë shpejt.
Altoparlanti Siri
Një revolucion të vërtetë do të përfshijë Inteligjencën Artificiale. Mendohet se kompania do të prezantojë në WWDC një altoparlant stand alone Siri (ngjashëm me Alexa të Amazon). Sipas Apple, objektivi është të konkurrojë Amazon dhe Google në fushën e smart home.
MacBook
E mbyllim me një pajisje që kohët e fundit nuk ka pasur shumë përditësime nga Apple, MacBook. Në vitin 2013, Apple shfrytëzoi WWDC për të prezantuar Macbook me ekran 12 inç, por që në prill të 2016-s, këto pajisje nuk janë përditësuar. Në këtë pikë, ekspertët ndahen. Për disa, Apple do të vijojë të mos i përditësojë Macbook, ndërsa të tjerët, për surprizë presin një MacBook Air 12 inç, me procesorët e famshëm Intel Core Kaby Lak.