INSTAT publikoi “Statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve ekonomike” për tremujorin e tretë 2016, sipas së cilave ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum është 1.3 %. Ky është një tregues disi më i përmirësuar në krahasim me tremujorin e dytë të vitit.
Ndërsa ndryshimi në të njëjtin tremujor të vitit 2015, ishte -0,2 %.
Sa i përket ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e tretë 2016, paraqitet me rritje prej 7,8 %.
Anketa mbulon aktivitetet: “Industri” (përfshirë Industri nxjerrëse dhe Industri përpunuese), “Energji elektrike, gaz, avull”, “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë”, “Ndërtim”, dhe “Shërbime” (ku përfshihen Tregti, Transport dhe magazinim, Hotele, Informacion dhe komunikacion, Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike, Agjenci udhëtimi).
Industri, Energji dhe Ujë
Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Industri” (përfshirë Industri nxjerrëse dhe përpunuese) paraqet rënie 13,5 %. Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 34,3 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull” paraqitet me rritje 1,6 %, ndërkaq aktiviteti “Grumbullimi,trajtimi dhe furnizimi me ujë” paraqitet me rritje 6,7 %.
Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në aktivitetin “Industri”, paraqet rritje 7,5%. Në këtë rritje ka ndikuar kryesisht aktiviteti “Industri përpunuese” me 8,9 %. Aktiviteti “Energji elektrike, gaz, avull” paraqitet me ulje 12,8 % dhe aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” paraqitet me ulje 6,0 %. Krahasuar me tremujorin e tretë 2015, Indeksi i volumit të prodhimit industrial në “Industri” shënoi një rënie prej 25,2 %. Ndikimin kryesor e dha aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 39,3 %. Ndërkaq, aktiviteti “Industri përpunuese” shënoi rënie prej 11,2 % referuar të njëjtës periudhë krahasimi.
Ndërtimi njohu rritje, ndikon TAP
Në aktivitetin “Ndërtim”, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e tretë 2016, u rrit me 5,7 %, ndërsa ndryshimi vjetor i indeksit të volumit në ndërtim u rrit me 7,9 %. Ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Ndërtim” në tremujorin e tretë 2016 shënoi rritje me 9,5 %. Rritje me 7,2 % shënoi dhe indeksi i fondit të pagave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Në tremujorin e tretë 2016, ndryshimet tremujore të indeksit të shifrës së afarizmit në volum dhe prodhimit në ndërtim u rritën me 6,5 % dhe 8,9 %. Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Ndërtim” në tremujorin e tretë 2016 krahasuar me tremujorin e dytë 2016, shënoi rritje me 5,3 %, dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje me 5,3 %.
Shërbime
Në tremujorin e tretë 2016, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në ndërmarrjet që operojnë në “Shërbime” shënoi rritje me 4,6 %, ndikuar kryesisht nga aktiviteti “Tregti me pakicë dhe shumicë, dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” me 21,8 %, “Hotele” me 21,4 % dhe “Agjenci udhëtimi” me 20,8 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Shërbime”, në tremujorin e tretë është 10,3 %, ndikuar kryesisht nga aktiviteti “Agjenci udhëtimi” me 48,6 % dhe “Hotele” me 22,5%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.